Njoftim për shtyrje të afatit për aplikime për të përfituar nga programi social i strehimit, “Banesa Sociale me Qira”, instrumenti financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”

Në kuadër të zbatimit të programit social të strehimit “Banesa Sociale me Qira”, nëpërmjet instrumentit financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, referuar ligjit nr. 22/2018, “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në fuqi,
Bazuar në komunikimet dhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët, si dhe në problematikat teknike të konstatuara në platformën e-Albania, në shërbimin “Kërkesa për programet sociale të strehimit”, të cilat kanë shkaktuar vështirësi dhe vonesa në procesin e aplikimit, Bashkia Shkodër vendos të shtyjë afatin e aplikimeve për programet sociale të strehimit, me afat përfundimtar deri më datë 06.11.2026.
Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të kryejnë aplikimin brenda afatit të ri të përcaktuar.