Në kuadër të zbatimit të programit social të strehimit “Banesa Sociale me Qira”, nëpërmjet instrumentit financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar; ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”,
Në vijim të procedurave të fazës së dytë për t’u trajtuar sipas Instrumentit financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, në zbatim të programit social të strehimit “Banesa sociale me qira”, jeni të lutur të plotësoni dokumentacionin sipas listës bashkëlidhur.
Afati i plotësimit dhe dorëzimit të dokumentacionit duhet të bëhet brenda datës 27.11.2026.
Dokumentacioni i nevojshëm i kërkuar dorëzohet pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, ku ofrohet dhe mbështetje për plotësimin e dokumentacionit.
