Diaspora dhe Migracioni

Mirë se vini në seksionin e Diasporës dhe Migracionit të Bashkisë Shkodër!
Kjo është një hapësirë e dedikuar për të ofruar informacion dhe mbështetje për qytetarët e Bashkisë Shkodër që jetojnë jashtë vendit, për ata që planifikojnë të emigrojnë ose të rikthehen në vendlindje, si dhe për shtetasit e huaj që zgjedhin Shkodrën për të jetuar, punuar, studiuar, investuar apo zhvilluar veprimtarinë e tyre.
Këtu do të gjeni informacione mbi shërbimet publike, procedurat administrative, të drejtat dhe detyrimet, mundësitë për investim, punësim dhe bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, si dhe udhëzime dhe burime të dobishme për migracion të sigurt, të rregullt dhe integrim në komunitetin lokal.
Përmes këtij seksioni, Bashkia Shkodër synon të forcojë lidhjet me diasporën, të mbështesë procesin e rikthimit dhe riintegrimit të migrantëve, të lehtësojë integrimin e shtetasve të huaj në komunitetin lokal, si dhe të nxisë transferimin e njohurive, përvojës dhe investimeve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor të territorit.