Në zbatim të Ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, neni 10, pika 1, Bashkia Shkodër afishon listën e qytetarëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe hartat e pasurive përkatëse në Njësinë Administrative Shalë, zona Theth – Nderlysaj.
Afati i afishimit është 45 (dyzet e pesë) ditë, nga data 27.11.2026 deri më 11.01.2027.
Kushdo që ka ankesa ose pretendime për pasuritë objekt trajtimi mund t’i paraqesë me shkrim pranë Zyrës me Një Ndalesë (Z1N) të Bashkisë Shkodër, brenda këtij afati.
Bashkëngjitur: lista e aplikuesve dhe planrilevimet e pasurive (6).
