Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 26.11.2026 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 19.10.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2026”.
  2. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  3. Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin e sipërfaqes 200m² të pasurisë së shoqërisë “Tregu i shitjes me shumicë fruta – perime” sh.a tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
  4. Projektvendim: “Për dhënie pëlqimi për Pranimin e donacionit nga Fondacioni “Mane Foundation”, për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe tualeteve të Shtëpisë së fëmijës 0-5 vjeç, Shkodër”.
  5. Projektvendim: “Për miratimin e zbatimit të projektit “Horizonte të përbashkëta për zhvillimin e turizmit kulturor, natyror dhe historik / Shared Horizons in Cultural, Natural and Historical Tourism”, i financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III) ”.
  6. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë24.11.202610:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Martë24.11.202610:30
3.Komisioni për Çështjet LigjoreE Martë24.11.202611:00
4.Komisioni për Zhvillimin Ekonomik dhe Turizmin  E Martë  24.11.2026  11:30
5.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit Financiar  E Martë  24.11.2026  12:00

Njoftimi.