Lajmërim për vend të lirë pune

Bashkia Shkodër njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Koordinator projekti me kohë të pjesshme me 60% të kohës për gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit pune në kuadër të projektit “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” sipas kontratës së nëngrantit SG8601 me nr reference IPA/2022/432-813 me Nr. 13739 Prot, datë 28.09.2023, në kuadër të thirrjes “Inclusive Edu-Jobs – Drejt politikave dhe shërbimeve përkatëse të kontekstit që rrisin punësimin dhe rezultatet arsimore të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri”, për projektin “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” ndërmjet “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA) –në rolin e Autoritetit Financues dhe Bashkisë Shkodër e cilësuar si nënpërfitues.

TERMAT E REFERENCËS

Projekti “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” sipas kontratës së nëngrantit SG8601 me nr reference IPA/2022/432-813 me Nr. 13739 Prot, datë 28.09.2023, në kuadër të thirrjes “Inclusive Edu-Jobs – Drejt politikave dhe shërbimeve përkatëse të kontekstit që rrisin punësimin dhe rezultatet arsimore të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri”, për projektin “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” ndërmjet “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA) –në rolin e Autoritetit Financues dhe Bashkisë Shkodër e cilësuar si nënpërfitues
Pozicioni Koordinator projekti
Vendi : Bashkia Shkodër
Kohëzgjatja: Deri më 31.01.2025

Bashkia Shkodër po zbaton projektin: “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” sipas kontratës së nëngrantit SG8601 me nr reference IPA/2022/432-813 me Nr. 13739 Prot, datë 28.09.2023, në kuadër të thirrjes “Inclusive Edu-Jobs – Drejt politikave dhe shërbimeve përkatëse të kontekstit që rrisin punësimin dhe rezultatet arsimore të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri”, për projektin “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” ndërmjet “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” –në rolin e Autoritetit Financues dhe Bashkisë Shkodër e cilësuar si nënpërfitues;

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: Projekti synon gjithëpërfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri në fushën e punësimit dhe arsimit. Inclusive EduJobs ka tre shtylla kryesore: 1) Rritja e aksesit në tregun e punës; 2) Përmirësimin e arritjeve shkollore të nxënësve romë dhe egjiptianë; 3) Rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave.
Nëpërmjet projektit “Punësim dhe mësim për përfshirjen sociale” synojmë të reduktojmë hendekun socio-ekonomik të komunitetit rom dhe egjiptian për të rritur pjesëmarrjen e tyre në komunitetin e Shkodrës.

Sfida e komunitetit rom dhe egjiptian ndaj tregut të punës është fakti se duke qenë të patrajnuar dhe jo aq të arsimuar hasen me vështirësi të mëdha në punësim, duke e bërë hendekun social ekonomik më të madh se qytetarët e tjerë. Për këtë është shumë e rëndësishme që të bëhen hapa mbështetës në lidhje me punësimin e këtij komuniteti në mënyrë që të përfshihet në tregun e punës.

Një problem tjetër i rëndësishëm është niveli i ulët arsimor i fëmijëve dhe nëpërmjet projektit synojmë të rrisim numrin e nxënësve të komunitetit dhe të përmirësojmë performancën e tyre në studime. Edukimi i brezit të ri do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të tyre ndaj arsimit dhe uljen e numrit të fëmijëve që nuk janë të arsimuar, gjenden në situatë rrugë ose kanë një mënyrë jetese të njëjtë me prindërit e tyre, pa një të ardhme konkrete të arsimuar. duke mbetur të margjinalizuar nga shoqëria.

Objektivat e projektit janë: Ulja e hendekut socio-ekonomik të komunitetit rom dhe egjiptian drejt integrimit konkret në shoqërinë e qytetit.

  1. Krijimi i mundësive për punësim dhe vetëpunësim;
  2. Rritja e numrit dhe performancës së fëmijëve të regjistruar në shkolla.

Përgjegjësitë e Koordinatorit përfshijnë:

  • Koordinimi dhe implementimi i projektit në nivel lokal në bashkëpunim me donatorët e projektit;
  • Planifikimi, monitorimi dhe raportimi i aktiviteteve te projektit;
  • Hartimi i raporteve periodike narrative dhe financiare të projektit dhe koordinimi me donatorin;
  • Koordinimi dhe bashkëpunimi i punës me institucionet vendore dhe organizatat;
  • Caktimi i detyrave të stafit të projektit;
  • Vlerësimi i punës së anëtarëve të stafit të projektit;
  • Përgjegjës për veprimtaritë e përditshme të shërbimeve të ofruara për target grupin R/E në projekt;
  • Përgjegjës për përgatitjen e planit të aktiviteteve javore/ mujore të aktiviteteve të projektit;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e buxhetit të projektit sipas legjislacionit shqiptar dhe rregullave të OSFA -së;
  • Ndjekja e proçedurave të prokurimit për projektin;
    •Të ndjekë dhe raportojë tek Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor;
  • Detyra të tjera që mund të caktohen.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universitare në Financë- Kontabilitet – Master Shkencor.
  • Përvojë e mëparshme pune në organizata lokale apo ndërkombëtare.
  • Preferohet të ketë përvojë të mëparshme profesionale me fushën.
  • Personalitet i organizuar mirë, i aftë për t’i dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi të forta analitike dhe të menduar kritik.
  • Aftësi të mira të punës në ekip.
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe të komunikimit.
  • Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune edhe kur punon nën presion.
  • Njohuri të avancuara të MS Office.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (në të folur dhe shkruar).

DOKUMENTACIONI:

Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni deri në datën 23 Janar 2024 dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë, Bashkia Shkodër, Rr. “13 Dhjetori”, Nr.1, Shkodër.

  1. Fotokopja e kartës së identitetit.
  2. Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
  3. Jetëshkrimi (CV).
  4. Çertifikatë personale.
  5. Çertifikatë familjare.
  6. Fotokopja e diplomës së masterit si dhe listë të notave.
  7. Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
  8. Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
    https://www .drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
  9. Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
  10. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  11. Adresë e plotë vendbanimi saktësim adrese;
  12. Foto (2 copë);
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (2 copë).
  14. Lista e inventarit për dokumentacionin e mësipërm.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 20 pikë për përvojën,
b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.