Në mbështetje të ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, i ndryshuar, Kreu III, neni 14/1 “Pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”,
Bashkia Shkodër, në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve për pranim në Shërbimin e MZSH-së, niveli bazë, pranë Bashkisë Shkodër, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimit të MZSH-së dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit me shkrim për vendet e lira në Shërbimin e MZSH-së për pozicionet :
1 (një) pozicion Punonjës zjarrëfikës (Luftues / shpëtues), në nivelin bazë,
Kandidatë të kualifikuar janë:
- Armando Smakaj
- Enes Unaza
- Sulejman Dini
2 (dy) pozicione Punonjës zjarrëfikës (Drejtues automjeti), në nivelin bazë
Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
Testimi me shkrim do të bëhet pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër me datë 26.06.2026 ora 10: 00.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.
