Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “FIBA U18 EuroBasket 2026

Përshkrimi i projektit:

Bashkia Shkodër, në kuadër të angazhimit për zhvillimin e sportit dhe promovimin e qytetit në arenën ndërkombëtare, synon të mbështesë organizimin e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Djem U18 – FIBA U18 EuroBasket 2026, një nga eventet më të rëndësishme sportive të basketbollit evropian për grupmoshat. Ky aktivitet do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve kombëtare nga vende të ndryshme evropiane, delegacioneve zyrtare, arbitra, trajnerë, vëzhgues dhe mijëra sportdashës. Kampionati do të organizohet në përputhje me standardet dhe rregulloret e FIBA Europe dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, duke garantuar zhvillimin e një eventi me standarde të larta organizative dhe sportive.
Organizimi i këtij kampionati synon ta pozicionojë Shkodrën si një destinacion të rëndësishëm të sportit ndërkombëtar, duke promovuar njëkohësisht vlerat e basketbollit, mikpritjen dhe potencialin turistik të qytetit.

Qëllimi i projektit:

Promovimi i sportit elitar dhe zhvillimi i basketbollit në Shqipëri:
Organizimi i kampionatit krijon mundësi për zhvillimin e basketbollit në vend, duke afruar sportistët e rinj me nivelin më të lartë të garës evropiane dhe duke nxitur interesin e brezave të rinj për këtë sport.
Promovimi ndërkombëtar i qytetit të Shkodrës:
Pjesëmarrja e ekipeve kombëtare, delegacioneve zyrtare dhe mediave ndërkombëtare kontribuon në rritjen e vizibilitetit të Shkodrës si një qytet me potencial për organizimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare.
Nxitja e turizmit sportiv dhe zhvillimit ekonomik lokal:
Zhvillimi i kampionatit sjell një numër të konsiderueshëm vizitorësh, duke krijuar ndikim pozitiv në sektorët e hotelerisë, gastronomisë, transportit dhe bizneseve të tjera lokale.
Përfshirja e komunitetit dhe promovimi i vlerave të sportit:
Aktiviteti angazhon komunitetin lokal, të rinjtë dhe vullnetarët, duke promovuar vlera si respekti, bashkëpunimi, loja e ndershme, disiplina dhe solidariteti.
Forcimi i imazhit të Shkodrës si qytet evropian i sportit:
Organizimi me sukses i një eventi të përmasave evropiane konsolidon reputacionin e Shkodrës si një qytet me kapacitete organizative dhe infrastrukturore për pritjen e aktiviteteve sportive ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për organizimin e ngjarjeve të ngjashme edhe në të ardhmen.
Nëpërmjet organizimit të FIBA U18 EuroBasket 2026, Bashkia Shkodër synon të promovojë sportin, të fuqizojë imazhin ndërkombëtar të qytetit, të nxisë zhvillimin ekonomik përmes turizmit sportiv dhe të lërë një trashëgimi pozitive për komunitetin dhe brezat e rinj.

Aplikimi:

1.Kërkesa për mbështetje financiare
2.Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
3.Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
4.Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
5.Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
6.Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
7.IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
8.Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
9.Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
10.Letër mbështetje nga federata shqiptare e basketbollit;
11.Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
12.Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/07/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/07/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 16/07/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 16/07/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 2.000.000 lekë

Operatori/shoqata që aplikon për realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive të këtij lloji të paktën 5 vite.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Vlerësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

Aktiviteti duhet të zgjasë 6 ditë dhe të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare të të gjitha moshave
Operatori/shoqata merr përsipër mbështetjen teknike dhe organizative në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe Fiba Europe.
Aktiviteti duhet të zhvillohet në Pallatin e Sportit Qazim Dervishi.

Formulari i aplikimit.