Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Kupa Miqesia”
Përshkrimi i projektit:
Bashkia Shkodër, në kuadër të promovimit të sportit dhe ruajtjes së traditës sportive në qytet, synon të mbështesë organizimin e aktivitetit “Kupa Miqësia”, një event sportiv me karakter miqësor dhe festiv, i cili do të zhvillohet në formën e një turneu triangolar mes ekipeve të veteranëve të futbollit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ekipe veteranësh nga qytete si Shkodra, Tirana, Vlora dhe të tjera, duke krijuar një atmosferë sportive të ngrohtë, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse. Ndeshjet do të zhvillohen sipas rregullave të përshtatura për kategorinë e veteranëve, me qëllim ruajtjen e frymës së lojës së ndershme dhe argëtimit sportiv.
“Kupa Miqësia” synon të jetë një aktivitet që shkon përtej garës sportive, duke theksuar vlerat e miqësisë, respektit dhe bashkimit mes brezave të sportistëve që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e futbollit shqiptar.
Qëllimi i projektit:
1.Promovimi i sportit dhe aktivitetit fizik në çdo moshë:
Aktiviteti synon të inkurajojë vazhdimin e angazhimit në sport edhe për kategorinë e veteranëve, duke promovuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
2.Ruajtja dhe nderimi i figurave të sportit shqiptar:
“Kupa Miqësia” shërben si një vlerësim për ish-sportistët dhe kontribuesit e futbollit, duke i rikthyer ata në fushën e lojës në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje.
3.Forcimi i lidhjeve ndërqytetase përmes sportit:
Aktiviteti krijon mundësi bashkëpunimi dhe miqësie mes ekipeve të veteranëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke forcuar marrëdhëniet sportive dhe sociale.
4.Gjallërimi i jetës sportive në qytet:
Organizimi i ndeshjeve miqësore kontribuon në krijimin e një atmosfere sportive në qytet dhe në angazhimin e komunitetit lokal si spektator dhe mbështetës.
5.Promovimi i vlerave të sportit si miqësia dhe respekti:
Përmes këtij aktiviteti theksohen vlerat themelore të sportit si fair-play, respekti, bashkëpunimi dhe solidariteti mes sportistëve.
Nëpërmjet organizimit të “Kupës Miqësia”, Bashkia Shkodër synon të promovojë traditën sportive të qytetit, të nderojë figurat e sportit shqiptar dhe të krijojë një aktivitet që forcon lidhjet miqësore dhe sportive mes qyteteve të vendit.
Aplikimi:
1.Kërkesa për mbështetje financiare
2.Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
3.Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
4.Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
5.Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
6.Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
7.IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
8.Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
9.Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
10.Letër mbështetje nga federata shqiptare e sportit perkates;
11.Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
12.Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/07/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/07/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 16/07/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 16/07/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 900.000 lekë
Kriteret e kërkuara:
Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Verësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
Kritere të tjera:
Shoqata merr përsipër krijimin e eventit ne platformat zyrtare dhe organizimin teknik te aktivitetit.
Aktiviteti duhet të zhvillohet në një nga zonat qëndrore të qytetit.
