Detajimi i buxhetit për vitin 2026 është bërë bazuar në ligjin nr.139/2015“Për vetëqeverisjen vendore“, të ndryshuar, ligjin nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar , ligjin nr.10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjin 68/2017 datë 27.4.2017 “ Per financat e veteqeverisjes vendore “ , udhezimit të Ministrise se Financave dhe Ekonomisë nr.23 date 30.07.2018 “ Per procedurat standarte te pergatitjes se programit buxhetor afatmesem të NJQV” , udhëzimit plotësues 8 datë 28.02.2025 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “ Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2026 – 2028 ” dhe dhe shtojcat plotësuese; Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV”; Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarde të zbatimit te buxhetit” të ndryshuar ; Këshilli Bashkiak me VKB nr. 73 datë 19.12.2024 “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2026 – 2028 dhe buxhetit vjetor 2026 të Bashkisë Shkodër”.
Bazuar në Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 08 datë 28.02.2025 “Për pergatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2026 – 2028 ” dhe Udhëzimit të
Ministrisë së Financave nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesem të NJQV”; Bashkia Shkodër ka hartuar projektin e parë të programit buxhetor afatmesëm 2026 – 2028 .
Në zbatim të ligjit nr.139/2015, “Për Vetqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 9970, datë 24. 07. 2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, i ndryshuar, ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, i ndryshuar; si dhe të VKM nr. 334, datë 17.02.2011“Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e proçedimit të tij”, ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Shkodër përmes programeve sociale ofron informim, këshillim, orientim, mbrojtje e fëmijëve, shërbime për fëmijët dhe familjen, fuqizimi ekonomik, programe prindërimi, fuqizim komunitetit, ri-integrim në shkollë dhe mbështetje familjare për nevojat arsimore të fëmijëve, ofron shërbime për familjet në vështirësi socio-ekonomike, vulnerabël ndaj fenomenit të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe gjithashtu trajton dhe mbështet viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, duke ofruar shërbime sipas nevojave specifike të secilit rast
Vizioni ynë është “Shkodra qendër e rëndësishme kombëtare e rajonale, një bashki me cilësi të mirë jetese pë banorët e vet dhe mikpritësë për vizitorët”.
Bazuar në vizionin politik të kryetarit të bashkisë, puna e bashkisë Shkodër në vitet e ardhshme do të jetë e fokusuar në zhvillimin social dhe ekonomik të Shkodrës. Bashkia Shkodër do të jetë e përqëndrar tek puna si e vetmja mënyrë për ti kthyer Shkodrës shkëlqimin që meriton si një nga qendra më të rëndësishmë ekonomike dhe kulturore të vendit.
Në këto vite do të përqëndrohemi në këto shtylla kryesore:
Forcimi i ekonomisë nëpërmjet tërheqjes dhe zbatimit të investimeve publike të rëndësishme në territorin e bashkisë duke krijuar një mjedis tërheqës për nxijten e investimeve private dhe punësimit nga aktorë brenda e jashtë tërritorit të bashkisë.
Një sërë investimesh madhore për territorin e bashkisë sonë kanë filluar e do të vijojnë vitin e ardhshëm. Këto investime pavarësisht se mund të zhvillohen edhe nga akotrë të tjerë vec bashkisë do të kërkojnë një punë të madhe për përgatitjen, koordinimin, zbatimin dhe mbikqyrjen e tyre.
Ndër investimet kryesore të filluara ose në proces përgatitor janë:
Zgjerimi i Urës së Bahcallëkut dhe i rrugës Harku i Bërdicës-Ura e Bahcallëkut; Rruga e Dukagjinit; Parku i hyrjes së Shkodrës; Rruga Ura e Bunë Shirokë, Rikualifikimi i bregut Perëndimorë të Liqenit; rruga Shirokë- Zogaj; Teatri Migjeni, Kinema republika, Sistemi i Muzeve, Investime në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe NJA kryesore, Rikualifikimi i blloqeve të banimit, shkolla dhe kopshtet publike, Ndërtimi i hapsirave rekreative dhe këndeve të lojrave, efiçienca e energjisë në blloqet e pallateve, Rikualikimi i tregut të Zdrales, Impianti i Trajtimit të Ujrave të Zeza dhe Ujësjellësi Shkodër.
Kthimi i bashkisë në punë për t’iu përgjiur me intensitet nevojave të qytetarëve në qytet dhe zonat rurale. Për këtë arsye kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm si:
Krijimi i Ndërmarrjes të Punëve dhe Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Mirembajtjes së Objekteve Publike ka dhënë tashmë rezultatet në intensfikimin e punës në mirëmbajtjen e mjedisve publike, rrugëve, trotuareve e gjelbërimit, mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve e godinave të tjera publike, përmirësimi i sinjalistikës horizontale e vertikale, ndërtimi i rrjetit të bicikletave në të gjithë qytetin,
Forcimi i burimeve njerëzore dhe infastrukturës së bashkisë nëpërmjet riorganizimit
Shkodra e kulturës, sportit dhe turizmit së pari si një politikë mireqënie për banorët por dhe si mjet për tërheqjen e vizitorëve.
Është përfunduar brandi, infot turistike dhe marketimi për bashkinë tonë. o Po fuqizojmë produkte specifike turistike o Është rritur buxheti për aktivitetet kulturore e sportive për të pasur në çdo sezon të vitit një apo dy evente madhore që tërheqin vizitorë në bashki, ndërkohë që përmirësojmë ndjeshëm infrastukturën për evente kulturore dhe sportive.
Bashkia e hapur si një filozofi e re komunikimi me qytetarët dhe krijimi i një marrëdhënie të re transparence e besimi si bazë e domosdoshme për sukses.
Do të vazhdojmë politikën e “dyerve të hapura” të bashkisë si një vend eventesh si në sheshin përpara ashtu edhe brenda bashkisë në hollet e saj
Do të ndërtojmë një marrëdhënie më të ngushtë me qytetarët nepërmjet informimit të vazhdueshmë rreth politikave vendore.
Kemi ndërtuar procese pjesëmarrësë në të gjitha nismat e mëdha si plani i mobilitetit, rishikimi i planit vendor dhe investimet e tjera madhore.
Komunikim më i hapur dhe intensiv me të gjithë aktorët zhvillimorë si komuniteti i biznesit, këshillat rinorë, universitetin e shkollat e mesme, shoqërinë civile për të çuar përpara nisma të përbashkëta.
Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm është një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesit, integrimin territorial dhe barazinë në shërbime, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e cilësisë së jetesës, dhe mbrojtjen e mjedisit duke e kthyer Shkodrën në një qendër të përparuar social – ekonomike. Ky dokument ka përcaktuar programe dhe një seri funksionesh dhe aktivitetesh respektive për çdo funksion, prandaj është treguesi më i mirë se si shpenzimet e planifikuara lidhen me veprimtaritë dhe projektet e planifikuara si dhe me Strategjinë e Zhvillimit dhe Planet Vendore që i mbështesin këto projekte.
Bashkia Shkodër, administron dhe menaxhon fondet:
Programet buxhetore
Programi AA141: Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse
Programi AB141:Siguria Publike dhe Mbrojtja civile
Programi AC141: Mbështetja për Zhvillim Ekonomik
Programi AD141: Planifikim dhe kontrolli i Territorit dhe Mjedisi
Programi AE141: Shërbimet Publike Vendore
Programi AF141: Sport dhe Kulturë
Programi AG141: Përkujdesi Social
Programi AI141: Arsimi
Burimet e financimit të buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, realizohen :
Nga burimet e veta vendore, ku përfshihen të ardhurat nga taksat vendore dhe taksat e ndara, të ardhurat nga tarifat vendore, të ardhura të tjera dhe të ardhura që trashëgohen.
Nga grantet e projekteve të huaja dhe donacionet, ku përfshihen grantet e përfituara përmes thirrjeve për propozime, për zbatimin e projekteve të financuara nga programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar etj, në përputhje me ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të financimit dhe VKM-ve për miratim në parim të marrëveshjeve të financimit.
Nga burimet qendrore, ku përfshihen transferta e pakushtëzuar, transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, që i janë transferuar Bashkisë, dhe transferta specifike për menaxhimin e mbetjeve.
Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe të buxhetit vjetor 2019
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe buxhetit vjetor 2020.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 dhe buxhetit vjetor 2021.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe buxhetit vjetor 2022.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe buxhetit vjetor 2023.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe buxhetit vjetor 2024.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetit vjetor 2025.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetit vjetor 2026.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 dhe buxhetit vjetor 2027.
