Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar; Ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar; VKM nr.325, datë 19.03.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugorë të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtarë të caktuar për këto operatorë”, i ndryshuar; Udhëzimit nr.5627, datë 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar; VKB nr.44 datë 25.06.2025 “Për miratimin e rrjetit të linjave, stacioneve të qëndrimit dhe të tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”, i ndryshuar me VKB nr.54, datë 30.06.2026; VKB nr.55, datë 30.06.2026 “Për subvencionimin e transportit qytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”, njoftojmë se:
Njoftojmë të gjithë subjektet e interesuara, se Bashkia Shkodër ka filluar procedurat e përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidatë për të operuar në linjën e rregullt qytetëse:
“BAHÇALLEK-FERMENTIM-BAHÇALLEK”
Dokumentacioni i nevojshëm dhe standartet teknike për t’u paraqitur nga ana e subjekteve:
Baza igjore:
Ligj nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore” i ndryshuar,
VKM Nr.325, datë 19.3.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar
Udhëzim nr.5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” i ndryshuar
Të gjitha aplikimet pas datës së përcaktuar në njoftim nuk merren në shqyrtim.
- Kërkesa për aplikim, lidhja 6 (tërhiqet dhe plotësohet te Zyra me Një Ndalesë)
- Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë, lidhjet 7/1 dhe 7/2 (tërhiqet dhe plotësohet te Zyra me Një Ndalesë)
- Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:
i) një dokument/garanci bankare; ii) një dokument i lëshuar nga shoqëri
sigurimi;
Këto dokumente duhet të parashikojnë një vlerë në përputhje me shumat e përcaktuara në pikën 1.2, të nenit 4, (140000 lekë për mjetin e parë dhe 70000 lekë për çdo mjet tjetër në përdorim), si dhe duhet të vertetojnë se banka/shoqëria e sigurimit janë garant për subjektin që kërkon të licencohet. Gjithashtu, do të pranohen dokumente të lëshuara nga çdo bankë, institucion financiar ose institucione të ngarkuara për këtë qëllim në çdo shtet anëtar të BE-së, ku individi ose subjekti i transportit rrugor apo filiali i tij është regjistruar. - Çertifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare; (Kontrata e bashkëpunimit të jetë e noterizuar).
- Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për transport udhëtarësh brenda vendit”. Subjekti transportues të ketë selinë në Shkodër.
- Subjekti, të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një subjekt qe e posedon këtë agjenci transporti. (Kontrata e bashkëpunimit të jetë e noterizuar)
- Vërtetim nga administrata tatimore dhe nga Bashkia Shkodër shlyerjen e detyrimeve tatimore; me nënshkrim elektronik; (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të kumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) për administratorin dhe drejtuesin teknik të shoqërisë; (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);
- Dokument i lëshuar nga gjykata, i cili të vërtetojë se administratori dhe drejtuesi teknik i shoqërisë nuk janë në proces penal.
Dokumentacioni për mjetet:
1.Leja e qarkullimit për çdo mjet (njëhsuar me origjinalin)
2. Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve (njëhsuar me origjinalin)
3. Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), (njëhsuar me origjinalin)
4. Regjistrimi i mjeteve në QKB.
Listë me targat e mjeteve që duhet të përdorë (në formë përshkrimi dhe katalogu fotografik me ambjentet e brendshme dhe të jashtme të mjeteve)
Dokumentacioni për drejtuesin e mjetit
- Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton (njëhsuar me origjinalin)
- Çertifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve, (njëhsuar me origjinalin)
Policë sigurimi
a. Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik, (njëhsuar me origjinalin)
b. Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, (njëhsuar me origjinalin)
Përparësitë
Përbën përparësi, referenca dhe çdo dokument tjetër që verteton eksperiencën në transportin e udhëtarëve.
Dokumentacioni i paraqitur nga subjekti duhet të jetë origjinal ose të njehsuara me origjinalin.
Standartet teknike për linjën qytetëse Bahçallek-Fermentim-Bahçallek
- Numri i mjeteve që operatori duhet të ketë në pronësi ose në huapërdorje, është 5 (pesë).
- Viti i prodhimit të mjeteve nuk mund të jetë më shumë se 20 vite, nga aplikimi për çertifikim.
- Mjetet e transportit qytetës të udhëtarëve duhet të kenë:
gjatesi maksimale 13 m;
numër vendesh ulur dhe në këmbë, jo më pak se 80 vende;
me jo më pak se 25% vend ulur; - Mjetet e transportit qytetës të udhëtarëve, duhet të jenë të pajisura me:
a. kondicionim të ajrit;
b. me sistemet e mbrojtjes nga zjarri, me kutinë e ndihmës së shpejtë, me dritare emergjence funksionale;
c. dyert e shërbimit të jenë me hapje të komanduar nga shoferi në mënyrë automatike;.
d. pedanë për personat me aftësi të kufizuar (PAK) dhe hapësirë të dedikuar për karrocë invalidi ose fëmijësh;
e. kamera sigurie; - Mjetet e transportit qytetës të udhëtarëve, të kenë të instaluar sistemin e njohjes së vendodhjes së mjetit (GPS), sipas standarteve bashkëkohore të vendosura nga subjekte të licencuara, duke gjeneruar raportin ditor dhe mujor të kilometrave të kryera nga çdo mjet, targën e tyre dhe emrin e linjës, si dhe akses monitorimi në kohë reale dhe periodike, nga Sektori i Transportit dhe Licencimit.
- Orari i shërbimit, do të jetë nga ora 06:00 deri në ora 22:00. Frekuenca e lëvizjes, datë jetë:
a. çdo 20 min nga ora 06:00 deri në ora 14:30;
b. çdo 30 min nga ora 14:30 deri në ora 21:30;
c. çdo 30 min nga ora 06:00 deri në ora 21:30;
Ditët e shtunë dhe të dielë
Stacioni i nisjes së shërbimit do të jetë në “Bahçallek” në ora 06:00; Orari i fundit do të jetë në stacionin “Fermentim” në 21:30 për të përfunduar në 22:00 në Bahçallek;
7. Operatori i shërbimit, duhet të realizojë me mjetet e çertifikuara, deri në 14,939.3 km në muaj.
Për përfitimin e subvencionimit, operatori duhet të realizojë jo më pak se 90% të km të planifikuara.
Tërheqja e listës së dokumentave bëhet pranë Zyrës me një ndalesë nga data 04.09.2026 – 18.09.2026 nga ora 09:00 deri në 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë Zyrë së protokoll arkivit të Bashkisë Shkodër.
