Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe  rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së  Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të  Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë   17.09.2026 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 29.07.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Korrik 2026”.
  2. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Gusht 2026”..
  3. Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2027 dhe të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Bashkisë Shkodër, faza e parë”.

Programi AA141: Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse
Programi P.AB141:Siguria Publike dhe Mbrojtja civile
Programi AC141: Mbështetja për Zhvillim Ekonomik
Programi AD141: Planifikim dhe kontrolli i Territorit dhe Mjedisi
Programi AE141: Shërbimet Publike Vendore
Programi AF141: Kultura, Sporti dhe Argëtim
Programi AG141: Përkujdesi Social
Programi AI141: Arsimi

Relacioni i Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029

Raportet PBA 2027-2029

4. Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin e sipërfaqes 200m² të pasurisë së shoqërisë “Tregu i shitjes me shumicë fruta – perime” sh.a tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

5. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.

6. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.

7. Projektvendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr.84, datë 18.12.2025 “Për miratimin e shtesës së planit të buxhetit të vitit 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar,

8. Projektvendim: “Për miratimin e zbatimit të projektit SOILSTICE – Forcimi i institucioneve dhe lokaliteteve tona për transformimin e tokës, financuar në kuadër të programit HORIZON–MISS–2025-05, si dhe “Për miratimin e shtesës së planit të buxhetit të vitit 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, për realizimin e këtij projekti”.

9. Projektvendim:“ Për miratimin e zbatimit të projektit LAKE CARE “Veprimi komunitar për restaurimin dhe shendetin e ekosistemit të liqenit të Shkodrës “Për miratimin e shtesës së planit të buxhetit të vitit 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, për realizimin e këtij projekti”.

10. Projektvendim: “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike në Bashkinë Shkodër”.

11. Dhënie mendimi zyrtar i Këshillit Bashkiak Shkodër mbi projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, në Republikën e Shqipërisë”, për Bashkinë Shkodër.

  • Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë15.09.202609:00
2.Komisioni për Çështjet LigjoreE Martë15.09.202609:30
3.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/Komisioni i Kontrollit FinanciarE Martë15.09.202610:00
4.Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritE Martë15.09.202610:30
5.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Martë15.09.202611:00
6.Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Martë15.09.202611:30

Njoftimi.