NJOFTIM – Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ju informojmë se mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, nuk do të zhvillohet për shkak të një defekti teknik në sistemin elektrik të godinës së Bashkisë Shkodër.

Defekti është evidentuar nga strukturat përgjegjëse pranë Bashkisë dhe, për shkak të pamundësisë së përdorimit të pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e mbledhjes, ajo është shtyrë.

Për datën dhe orën e re të zhvillimit të mbledhjes do të njoftoheni në vijim.

Faleminderit për mirëkuptimin!