Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor brenda juridiksionit të njësisë së vetqeverisjes vendore.

Kontraktimi i shoqërive private të transportit për sigurimin e shërbimeve të transportit publik lokal;
Mbikqyrje dhe rregullim shërbimeve të transportit publik lokal të shoqërive private (miratimi i tarifave për pasagjerët dhe i orëve dhe shpeshtësise së shërbimeve etj.);
Prodhim dhe përhapje e informacionit të përgjithshëm, orareve etj. të operacioneve të sistemit publik lokal të transportit;
Grante, hua ose financime për të mbështetur funksionimin, ndërtirnin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve dhe strukturave të transportit publik lokal.

Gjatë vitit 2021 synimi dhe përpjekja jonë është fokusuar në:

  • Rritjen e sigurisë dhe lehtësisë së lëvizjes së qytetarëve.
  • Monitorimin e lëvizjes së mjeteve private në rrugët kryesore të qytetit.
  • Në përputhje me planin kompletimi me sinjalistikë horizontale dhe vertikale të rrugëve të qytetit sipas ndryshimeve në infrastrukturë.
  • Përmirësimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale për këmbësorët, invalidët dhe qarkullimin e mjeteve.
  • Rritjen dhe mirëmbajtjen e linjave të pedalimit brenda qytetit.
  • Funksionimin e linjave urbane ekzistuese dhe i linjave të reja.
  • Funksionim normal të linjave të transportit nga qyteti në drejtim të njësive administrative dhe anasjelltas.
  • Përcaktimin e vendqëndrimeve në përputhje me studimin e planit të trafikut.

Sfida

  • Trafik i ngarkuar si rezultat i qarkullimit të automjeteve në akset kryesore dhe në qendër të qytetit, i cili shpeshherë paraqitet me tejkalime të shpejtësisë së lejuar nga drejtues të pandërgjegjshëm.
  • Nevoja për plotësim me sinjalistikë për kufizim shpejtësie për rritjen e sigurisë rrugore, në pika të caktuara.
  • Nevojitet vazhdimi i ndërtimit të rrampave, plotësim dhe mirëmbajtjen sinjalistike për të krijuar kushtet e lëvizjes dhe parkimet e mjeteve të personave me aftësi ndryshe.
  • Nevoja për përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për lëvizjen me biçikleta si dhe promovimi i pedalimit.
  • Përdorimi i mjeteve të transportit publik nuk ka qenë në nivelin optimal. Për rrjedhojë, përdorimi i automjeteve personale nuk ka pësuar rënie.
  • Dëmtime të qëllimshme të sinjalistikës.
  • Përmirësimi i sinjalistikës në njësitë e reja administrative ku ka mungesë të theksuar të sinjalistikës horizontale e vertikale.
  • Pakësimi i lëvizjes së udhëtarëve me mjete të transportit publik për shkak të kufizimeve nga COVID-19.
  • Trafik i rënduar në akse të ndryshme, i cili redukton shpejtësinë e transportit urban, si dhe ndikon negativisht në respektimin e frekuencave, duke demotivuar rrjedhimisht qytetarët në përdorimin e tij.
  • Zënia e vendqëndrimeve nga parkimi i jashtëligjshëm i automjeteve.
  • Dëmtimi i sinjalistikës ekzistuese, si dhe nevoja për streha vendqëndrimesh cilësore, aty ku mungojnë.
  • Informaliteti që cënon transportin e rrjetit urban dhe linjave të rregullta

Transporti publik, ka si burim financimi të ardhurat nga tarifat. Mbulimi i shpenzimeve neto është 100% nga të ardhurat e programit. Pjesa më e madhe e shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me rreth 43.6% për vitin 2022, 53.7% për vitin 2023 dhe 53.7% për vitin 2024. Shpenzimet kapitale zënë 56.4% për vitin 2022, 46.3% për vitin 2023 dhe 46.3% për vitin 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga6000000000
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6010000000
Korente
Mallra dhe Shërbime6023,5502,7604,4713,7743,6373,6373,637
Subvencion603006,0003,0001,0001,0001,000
Transferta të Brendshme6040000000
Transferta të Jashtme6050000000
Transferta për Familje & Individë6060000000
Shpenzime Kapitale
Aktive të Paprekshme2302,893000000
Aktive të Prekshme2314,2151,69013,6224,0006,0004,0004,000
TOTALI10,6584,45024,09310,77410,6378,6378,637