Qëndra Kulturore e Fëmijëve

Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër (ish Shtëpia e pionierit) është institucion veprimtaria e të cilit fillon në muajin shtator 1947. Që nga fillimi e deri më sot në ambjentet e këtij institucioni mësojnë stërviten e argëtohen çdo vit rreth 1500 fëmijë. Qëllimi kryesor i punës së këtij institucioni është zbulimi, rritja dhe kultivimi i prirjeve të fëmijëve në fushën e artit, sportit dhe shkencës.

Pamje nga Festivali Mbarëkombëtar i fëmijëve

Veprimtaria e Qendrës Kulturore të Fëmijëve është e ndarë në seksione:

  1. Në atë të artit me 20 rrethetë instrumentistëve, të vokalit, të baletit, të pikturës të recituesve, të estradës etj.)
  2. Të sportit me 15 rrethe (futboll, lojra me dorë, atletikë, pingpong, shah, gjimnastikë, boks, etj.)
  3. Të seksionin tekniko-shkencor me 20 rrethe (gjuhët e huaja – anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht; matematikë, fizikë, biologji, etj.)

Këto rrethe jashtëshkollore drejtohen nga specialistët më të mirë të këtyre fushave që ka qyteti ynë.
Krahas punës që bëhet me rrethet jashtëshkollore ky institucion zhvillon çdo vit një sërë veprimtarish.
Prej 57 vitesh organizon Festivalin Mbarëshqipëtar të këngës për fëmijë ku marrin pjesë krijuesit dhe këngëtarët e vegjël më të mirë të të gjitha trevave Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe diasporë.

Përveç Festivalit Mbarëkombëtar, Qendra Kulturore e Fëmijëve zhvillon çdo vit veprimtari interesante, të mbështetura financiarisht nga Bashkia, ku nga më kryesoret sipas seksioneve mund të përmendim:

  1. Bilbilat e vegjel të Shkodrës këndojnë – 24 edicione
  2. Mbrëmje tradicionale e vitit të ri
  3. Konkursi i fjalës artistike Ekspozita vjetore e pikturës
  4. Premierë e estradës Kampionatet lokale të shahut dhe pinpongut Kampionatet pranverore në basketboll, volejboll dhe minifutboll
  5. Kampionatet e vrapimit Gara me bicikleta
  6. Zbavitemi me gjuhët e huaja, konkurse dhe olimpiada etj.

Pamje nga Festivali i Femijëve

Pamje nga aktivitete sportive


Institucioni është dekoruar dy herë në vitin 1965 me urdhërin “Naim Frashëri” të klasës III dhe në nëntor 1976 me urdhërin “Naim Frashëri” të klasës së I.