Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Turneu Olimpik Special”
Përshkrimi i projektit:
Projekti “Turneu Olimpik Special” parashikon organizimin e një aktiviteti gjithëpërfshirës sportiv, të përshtatur për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara. Aktiviteti do të përfshijë gara, lojëra dhe ushtrime në disiplina të ndryshme sportive, të përshtatura sipas moshës, aftësive dhe nevojave të pjesëmarrësve.
Organizimi duhet të sigurojë mjedise të aksesueshme dhe të sigurta, pajisje sportive të përshtatura, staf të kualifikuar, asistencë mjekësore dhe mbështetje individuale gjatë zhvillimit të aktivitetit. Në realizimin e turneut duhet të nxitet bashkëpunimi ndërmjet fëmijëve, familjeve, institucioneve arsimore, organizatave që punojnë me personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetit sportiv.
Turneu duhet të zhvillohet në një atmosferë mbështetëse, ku rëndësi kryesore kanë pjesëmarrja, përvoja pozitive dhe vlerësimi i përpjekjes së çdo fëmije, përtej rezultatit sportiv.
Qëllimi i projektit:
Thirrja e hapur ka për qëllim përzgjedhjen e një subjekti të përshtatshëm për organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Turneu Olimpik Special”, me synim:
përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive;
garantimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje dhe konkurrim;
përmirësimin e aftësive fizike, motorike, sociale dhe emocionale të pjesëmarrësve;
rritjen e vetëbesimit, pavarësisë dhe ndjenjës së përkatësisë;
nxitjen e ndërveprimit, bashkëpunimit dhe krijimit të marrëdhënieve shoqërore;
promovimin e sportit si mjet për integrim, mirëqenie dhe zhvillim personal;
ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe mosdiskriminimit;
mbështetjen dhe angazhimin e familjeve, institucioneve arsimore dhe organizatave të specializuara;
promovimin e vlerave të respektit, solidaritetit dhe pranimit të diversitetit;
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve, person fizik apo juridik dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit. - Kërkesa për mbështetje financiare
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Letër mbështetje nga federata shqiptare në të cilën është anëtare;
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/10/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/10/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 19/10/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 19/10/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 480.000 lekë
Kriteret e kërkuara:
Operatori/shoqata që aplikon për realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive të këtij lloji të paktën 5 vite.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Vlerësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
