Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Sportistet më të mirë të vitit 2026”

Përshkrimi i projektit:

Projekti “Sportistët më të Mirë të Vitit 2026” parashikon organizimin e ceremonisë së fundvitit kushtuar vlerësimit dhe promovimit të sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve të Bashkisë Shkodër, të cilët kanë arritur rezultatet më të larta sportive gjatë vitit 2026.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të klubeve dhe shoqatave sportive, sportistë, trajnerë, drejtues, gjyqtarë, veteranë, përfaqësues të federatave, institucioneve publike, medias dhe aktorë të tjerë të komunitetit sportiv të Shkodrës. Vlerësimet duhet të bazohen në kritere të qarta, objektive dhe të verifikueshme, duke marrë në konsideratë rezultatet e arritura në veprimtari lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2026.
Organizimi duhet të përfshijë evidentimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, përgatitjen e materialeve prezantuese, sigurimin e trofeve, medaljeve, certifikatave ose mirënjohjeve, realizimin e ceremonisë së dekorimit, programin artistik dhe promovimin mediatik të aktivitetit.
Ceremonia do të shërbejë si një moment përmbledhës i arritjeve sportive të vitit, si dhe si një hapësirë për të bashkuar dhe vlerësuar të gjithë komunitetin sportiv shkodran

Qëllimi i projektit:

Thirrja e hapur ka për qëllim përzgjedhjen e një subjekti të përshtatshëm për organizimin dhe realizimin e ceremonisë “Sportistët më të Mirë të Vitit 2026”, me synim:
evidentimin dhe vlerësimin publik të sportistëve me rezultatet më të larta gjatë vitit 2026;
nderimin e trajnerëve, ekipeve dhe personaliteteve që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit shkodran;
promovimin e arritjeve të sportistëve të Bashkisë Shkodër në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare;
motivimin e sportistëve për vazhdimësinë dhe përmirësimin e rezultateve;
frymëzimin e fëmijëve dhe të rinjve për t’u angazhuar në sport;
forcimin e bashkëpunimit ndërmjet klubeve, shoqatave, federatave, institucioneve dhe aktorëve të tjerë sportivë;
promovimin e vlerave të meritës, disiplinës, përkushtimit dhe lojës së ndershme;
rritjen e vëmendjes publike dhe mediatike ndaj rezultateve të sportit shkodran;
ruajtjen dhe promovimin e traditës sportive të Shkodrës;
kthimin e ceremonisë në një veprimtari të përvitshme përfaqësuese të komunitetit sportiv të Bashkisë Shkodër.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve, person fizik apo juridik dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit.
  2. Kërkesa për mbështetje financiare
  3. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  4. Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  5. Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  6. Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  7. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  8. IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  9. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
  10. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  11. Letër mbështetje nga federata shqiptare në të cilën është anëtare;
  12. Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  13. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01/10/2026
Data e fundit e aplikimeve 15/10/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 19/10/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 19/10/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 500.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

Operatori/shoqata që aplikon për realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive të këtij lloji të paktën 5 vite.
Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
Vlerësohet cilësia e projektit.
Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Formular aplikimi.