Struktura ekonomike
Bashkia Shkodër vazhdon të jetë një nga kryeqendrat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, kjo për shkak të trashëgimisë, shpirtit sipërmarrës që karakterizon popullsinë si dhe vendndodhjes gjeografike. Qyteti i Shkodrës si qendër e zhvillimit të rajonit të veriut, mban rolin e motorit të rritjes ekonomike edhe për njësitë e tjera administrative që e përbëjnë atë.
Aktualisht, sipërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme janë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike, por edhe industria e lehtë apo sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë kanë potenciale në gjenerimin e të ardhurave. Prezenca e ndërmarrjeve të huaja ka fillimet e saja që nga vitet ’90, duke pasur prani të vazhdueshme në sektorin privat. Bizneset kryesore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik janë kryesisht të orientuara në industrinë e lehtë prodhuese, në përpunimin dhe prodhimin e materialeve tekstile, si dhe tregti dhe biznese shërbimesh. Këto të fundit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të bizneseve që operojnë në Shkodër, kjo falë kapitalit njerëzor të pranishëm si dhe sipërmarrësve të ndryshëm vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur në Shkodër ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e biznesit të tyre.
Njësia Administrative | Biznese të mëdha | Biznese të vogla |
Shkodër | 968 | 311 |
Velipojë | 136 | 485 |
Rrethina | 67 | 238 |
Postribë | 20 | 72 |
Guri Zi | 23 | 86 |
Dajç | 11 | 42 |
Bërdicë | 30 | 110 |
Ana Malit | 11 | 43 |
Pult | – | 5 |
Shosh | – | 5 |
Shalë | – | 12 |
Totali | 1266 | 4409 |