Hapet thirrja e XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës e cila ofron mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master) në fushat e arsimit të poshtëshënuara:
Inxhinier ndërtimi (2)
Ekonomik (4)
Juridik (4)
Informatikë (1)
Gjuhë e Huaj (1)
Psikologji (2)
Punë Sociale (3)
Sqarim: Preferenca lidhur me fushën e arsimit nuk është një listë e mbyllur, pra, individë që kanë kryer studimet apo vazhdojnë studimet në fusha të tjera të arsimit janë po ashtu kontigjent i përshtatshëm dhe i mirëpritur.
Përmes këtij programi të rinjve u jepet mundësi konkrete për të hedhur hapat e parë drejt zhvillimit të karrierës në Administratën Publike si dhe përfitojnë:
§ Trajnim të thelluar nga ASPA
§ Kompensim financiar gjatë praktikës
Aplikohet lehtësisht online duke ngarkuar CV & letër motivimi në https://praktika.rinia.gov.al deri me datë 16 Gusht 2026.
Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit, procedurat, dokumentacionin dhe detajet e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju lutem referojuni faqes zyrtare të programit.

