Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar; Ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar; VKM nr.325, datë 19.03.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare të caktuar për këto operatorë”, i ndryshuar; Udhëzimit nr.5627, datë 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar; VKB nr.44, datë 25.06.2025 “Për miratimin e rrjetit të linjave, stacioneve të qëndrimit dhe të tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”, i ndryshuar me VKB nr.54, datë 30.06.2026; VKB nr.55, datë 30.06.2026 “Për subvencionimin e transportit qytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”,
Njoftojmë të gjithë subjektet e interesuara, se Bashkia Shkodër ka filluar procedurat e përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidate për të operuar në linjën qytetëse Bahçallëk–Fermentim–Bahçallëk.
Dokumentacioni i aplikimit do të pranohet nga data 24.07.2026 deri më 07.08.2026, gjatë orarit 09:00–16:00, pranë Bashkisë Shkodër, nëpërmjet Zyrës së Protokoll-Arkivit/Zyrës me Një Ndalesë.
Aplikimet e paraqitura pas përfundimit të afatit të përcaktuar nuk do të merren në shqyrtim.
Subjektet e interesuara duhet të plotësojnë kriteret ligjore, administrative dhe teknike të përcaktuara në dokumentacionin bashkëlidhur.
Bashkëlidhur gjeni:
- Njoftimin zyrtar për fillimin e procedurës;
- Dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet aplikuese;
- Standardet teknike të linjës qytetëse “Bahçallëk–Fermentim–Bahçallëk”.
Për informacion të plotë, subjektet e interesuara janë të lutur të konsultojnë dokumentacionin bashkëlidhur.
