Në zbatim të nenit 133 të Ligjit nr. 8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 162 e vijues të Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër publikon këtë njoftim për afishim publik, me kërkesë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, për shkak të pamundësisë së njoftimit të adresarit nëpërmjet shërbimit postar.
Për këtë qëllim, në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër afishohen për një afat 10 (dhjetë) ditor aktet administrative të mëposhtme:
Proces-verbal për Konstatimin e Kundërvajtjes Nr. 1, datë 19.05.2026;
Vendim për Pezullimin e Punimeve Nr. 1765, datë 20.05.2026;
Vendim për Prishjen e Objektit Nr. 1326, datë 26.05.2026;
Vendim për Dënimin me Gjobë Nr. 1523, datë 26.05.2026;
si dhe:
Proces-verbal për Konstatimin e Kundërvajtjes Nr. 24, datë 04.05.2026;
Vendim për Pezullimin e Punimeve Nr. 1756, datë 04.05.2026;
Vendim për Prishjen e Objektit Nr. 1285, datë 13.05.2026;
Vendim për Dënimin me Gjobë Nr. 1514, datë 13.05.2026;
Proces-verbal për Konstatimin e Kundërvajtjes Nr. 03, datë 21.05.2026;
Vendim për Pezullimin e Punimeve Nr. 1767, datë 21.05.2026;
Vendim për Prishjen e Objektit Nr. 1328, datë 29.05.2026;
Vendim për Dënimin me Gjobë Nr. 1525, datë 29.05.2026.
Ky njoftim do të qëndrojë i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër për 10 (dhjetë) ditë nga data e publikimit. Me përfundimin e këtij afati, njoftimi konsiderohet i kryer sipas parashikimeve ligjore.
