Bashkia Shkodër, në kuadër të thirrjes publike “Skema e Grantit për Bizneset Inovative”, e financuar nga burime publike, shpall rezultatet e thirrjes së hapur për grante në mbështetje të krijimit, ose zgjerimit të aktivitetit të bizneseve për individët dhe bizneset ekzistuese.
Kjo skemë granti është dedikuar individëve dhe bizneseve ekzistuese, të moshës mbi 18 vjeç, me vendbanim në territorin e Bashkisë Shkodër, me synim nxitjen e sipërmarrjes, dhe inovacionit.
