Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Korrik 2020

30 Korrik 2020

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër” njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e enjte, datë 30 Korrik 2020, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira (me procedurë konkuruese) me afat 10 vjecar, të objektit Kinema Millenium, ndodhur në zonën kadastrale 8593, pasuria nr.4/732, 4/731, me adresë: blv Skënderbeu, në pronësi të bashkisë Shkodër”
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit viti 2019, të bashkisë Shkodër”
  3. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.26, datë 30.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2020 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2020-2022 të Bashkisë Shkodër”, të ndryshuar.
  4. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të sipërfaqes 10 m2 truall subjektit ‘Albtelekom Albania sh.a.,’ të sipërfaqes 10 m2 të subjektit ‘Vodafone Albania sh.a.,’ të sipërfaqes 155m2 ndërtesë subjektit Sezai Shpuza, në stadiumin Loro Boriçi, ndodhur në zonën kadastrale 8591, me sip. 28634 m2, pasuria nr.7/39, fletë inventari 221, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 për Bashkinë Shkodër”
  6. Pr/ Vendim: “Për zhvendosje objekti”
  7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e përdorimit të fondit rezervë për zbatimin e projektit ‘Rikonstruksion i godinave në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social (rikonstruksion i ish-konviktit të shkollës veterinare)”

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve.

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Çështjeve socialeE mërkure29.07.202010:00