25.03.2022
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 31 Mars 2022, ora 16:00, me rend dite si më poshtë:
A.
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2022”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2021 të Bashkisë Shkodër”.
Anekset
Matrica
- Pr/ Vendim: “Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër”.
- Pr/Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2023-2025”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025”.
B.
Mbështetur në pikën 3 të nenit 60 të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, bëhet shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore të datës 6.3.2022, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr.53, datë 20.3.2022.