Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e premte datë 31 Maj ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për emërimin e sekretarit të Këshillit bashkiak, Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Prill 2024”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit viti 2023, të Bashkisë Shkodër”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit vendor të veprimit për energji dhe klimë 2023-2030”.
- Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB-në nr.7 datë:31.01.2024 “Për miratimin e listës së përfituesve për programin social të strehimit” “Banesa sociale me qira” për instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë” për vitin 2024”.
- Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e vjeljes, mbjedhjes, grumbullimit dhe shitjes me procedurë ankandi publik të prodhimeve të dyta pyjore të boçeve të pishës, rrënjëve të shqopës, bimëve mjekësore tanifere dhe eterovajore natyrore (MTE) për vitin 2024”.
- Raport mbi punën e Këshillit të Bashkisë për vitit 2023.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.