21.12.2021
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 13:00, me rend dite si më poshtë:
1.Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Nëntor 2021”.
2.Pr/ Vendim: “Për miratimin e bursës së plotë/gjysëm burse, nxënësve, që mësojnë në vitin e parë dhe në vitet e dyta e lart, për vitin shkollor 2021-2022”.