Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e merkure datë 20 Mars ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Janar 2024”.
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Shkurt 2024“.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të bashkisë së Shkodrës për vitet 2025-2027.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2023 të Bashkisë Shkodër”.
- Raportim vjetor i veprimtarisë së Këshillit Bashkiak për vitin 2023.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.