Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 04 Maj 2022

26.04.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 4 Maj 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2022”.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë”
  3. Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB Nr.22, datë 18.4.2019 për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis, Bashkia Shkodër”
  4. Pr/ Vendim: “Për miratim e ndryshimit të segmentit të rrugës “Hallunaj” në Rruga “Tenisit”, njësia administrative Rrethina”
  5. Pr/Vendim: “Për miratim e ndryshimit të segmentit të rrugës “Justin Godart” në Rruga “Gjosho Vasija”
  6. Pr/ Vendim: “Për miratim e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Lekaj” në Rruga “Mirash Zef Preka”, njësia administrative Shalë”
  7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira pranë ish-konviktit të shkollës veterinare të Bashkisë Shkodër“
  8. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve pranë banesave sociale me qira tek ish-konvikti i shkollës veterinare dhe të rregullores për administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira të Bashkisë Shkodër“
  9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 dhe banesat me qira për komunitetin rom, për vitin 2022“
  10. Pr/ Vendim: “Për disa shtesa në VKB Nr.49, datë 30.10.2020 “Për miratimin e listës përfundimtare të përfituesve për programin e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6“
  11. Diskutime jashtë rendit të ditës