19.07.2022
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e martë, datë 26 Korrik 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Maj 2022.”
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2022.”
- Pr/Vendim: “Për pjesmarrjen e Bashkisë Shkodër në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura.”
- Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.22, datë 18.4.2019 “Për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis, të Bashkisë Shkodër.”
- Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.3, datë 5.1.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër.”
- Pr/Vendim: “Për shtesë në buxhetin e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër.”
- Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.19, datë 10.5.2022 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë.”
- Pr/ Vendim: “Për miratim e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 për Bashkinë Shkodër.”
- Pr/Vendim: “Për miratimin e rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median.”
- Diskutime jashtë rendit të ditës.