Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) specialist, Njësia e Planifikimit strategjik, integrimit europian, diaspores dhe migracionit, Përmirësimit të Klimës së Biznesit dhe Tregjeve, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, Drejtoria e pergjithshme e zhvillimit te qendrueshem ekonomik
kategoria e pagës III-b

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 04 Korrik 2024

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 09 Korrik 2024

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

-Të koordinojë proçeset që lidhen me çështjet e integrimit europian dhe koordinimin e programimit dhe zbatimit të projekteve të financuara nga BE dhe donatore të tjerë;
-Të asistojë punonjësit e bashkisë dhe njësive administrative mbi çështjet që kanë të bëjnë me BE-në dhe programet e politikat e saj;
-Të koordinojë proçesin e brendshëm të raportimit lidhur me çështjet e integrimit europian dhe zbatimit të standarteve europiane.
-Të asistojë kërkimet mbi fondet dhe programet e BE-së si dhe donatorëve të tjerë dhe përgatitjen e projekteve dhe procesin e aplikimit.
-Të informojë në mënyrë periodike publikun dhe grupet e tjera të interesit për procesin e integrimit evropian, për politikat e BE-së dhe mundësitë për përfitim nga asistenca e Bashkimit Evropian
-Të organizojë aktivitete informuese dhe promovuese mbi programet dhe projektet e Bashkimit Evropian, me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e strukturave të Koordinatorit Kombëtar të Instrumentit të Parazgjerimit (NIPAC).
-Të angazhohet në hartimin e programeve kryesore të zhvillimit ekonomiko shoqëror afatgjatë të Bashkisë, si dhe projekteve në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera të specializuara dhe në përputhje me zhvillimin ekonomik vendor, kombëtarë dhe rajonal në zhvillimin e komunitetit.
-Të punojë për ngritjen e bazës së të dhënave parësore dhe dytësore për hartimin dhe monitorimin e planit, analizimin e tendencave të zhvillimit.
-Të hartojë analiza të faktorëve social, ekonomik, vendor, kombëtar dhe rajonal për zhvillimin e komunitetit.
-Të marrë pjesë dhe punojë teknikisht në hartimin e Profilit Ekonomik të Bashkisë.
-Të bëjë kërkime dhe të ofrojë rekomandime për mundësitë e zhvillimit ekonomik lokal.
-Të propozojë plan masash dhe projekte konkrete në favor të zhvillimit ekonomik të Bashkisë.
-Të hartojë projekte dhe kërkesat buxhetore në funksion të strategjisë së Zhvillimit;
-Të marr pjesë në hartimin, monitorimin, vlerësimin dhe rishikimin e Strategjisë Territoriale 2015-2030 të Bashkisë Shkodër si dhe zbatimin dhe/ose monitorimin e planeve dhe strategjive lokale të lidhura edhe me çështjet e integrimit evropian.

I- LËVIZJA PARALELE_Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
b. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Kërkesë për punësim / lëvizje paralele

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian
  2. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  3. Çertifikatë personale
  4. Çertifikatë familjare
  5. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master Shkencor)
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  8. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
    10 .Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqësore (gjykatë dhe prokurori)
  9. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  10. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  12. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04.07.2024.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë të Punësimit dhe Aftësive listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
    -Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
  • Ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, i ndryshuar
  • Ligjin nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, i -ndryshuar;
  • Ligjin nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID)
  • Ligjin nr. 8957, datë 17.10.2008 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 9497, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”;
  • Ligjin nr. 9607, date 11.09.2006 “Për Këshillin Konsultativ të Biznesit”.
  • VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
  • Strategjia Territoriale 2015-2030 të Bashkisë Shkodër.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë të Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant , ky pozicion është i vlefshëm për proceduren e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme,si më poshtë:

a. Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.
b. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c. Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesë për punësim / lëvizje paralele
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master Shkencor)
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykatë dhe prokurori)
  11. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
    12.Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
    Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 09.07.2024.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën date kandidatët që nuk I plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
  • Ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, i ndryshuar
  • Ligjin nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, i -ndryshuar;
  • Ligjin nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID)
  • Ligjin nr. 8957, datë 17.10.2008 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 9497, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”;
  • Ligjin nr. 9607, date 11.09.2006 “Për Këshillin Konsultativ të Biznesit”.
  • VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
    Strategjia Territoriale 2015-2030 të Bashkisë Shkodër

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.