Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin :
Drejtor, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e përgjithshme planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Kategoria e pagës II-b
Për të tre proçedurat ( lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim jashtë shërbimit civil) aplikohet në njëjtën kohë!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE 04 Korrik 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË 09 Korrik 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË 09 Korrik 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Organizon, kontrollon dhe mbikëqyr veprimtarine e drejtorisë, kontrollon shpenzimet e buxhetit të drejtorisë dhe garantojnë zhvillimin e aktiviteteve sipas programeve. Është përgjegjës për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse.
- Merr pjesë në diskutimet dhe grupet e punës për hartimin e detyrave të projektimit, planeve buxhetore afatmesëm në fushën e investimeve sipas buxhetit të miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Detyrat dhe përgjegjësitë;
- Përcakton objektivat dhe planifikon veprimtarinë e drejtorisë, organizon shpërndarjen e punës dhe çeshtje që i adresohen drejtorisë, koordinon dhe ndjek sistematikisht zbatimin e detyrave të ngarkuara;
- Vlerëson dokumentacionin e përgatitur nga specilistët për leje në sistemin elektronik të lejeve, në zbatim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara ligjore;
- Vlerëson raportin teknik të përgatituar nga specialistat me propozimin me ose pa vërejtje/kushte apo refuzimin e praktikës së aplikimeve për leje , në përputhje me afatet kohore të përcaktuara nga ligji nr.107/2014, datë 01.10.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në fuqi;
- Vlerëson dokumentacionin e përgatitur për vendimarrjen përkatese të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara ligjore;
- Siguron trajtimin në kohë dhe me profesionalizëm të kërkesave të qytetarëve /subjekteve si dhe korrespondencën me institucionet në përputhje me afatet dhe përcaktimet e akteve ligjore dhe nënligjore për planifikimin dhe zhvillimin e Territorit, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr.119/2014, date 18.9.2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe rregulloret e brenshme të institucionit;
- Përgjigjet për zgjidhjet ligjërisht të bazuara të çështjeve dhe problemeve brenda drejtorisë që drejton dhe bashkëpunon me të gjitha strukturat jashtë drejtorisë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
- Identifikon nevojat dhe bën rekomandime brenda funksioneve të drejtorisë për përmirësimin e standarteve në shërbimet e ofruara nga drejtoria;
- Udhëzon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm të drejtorisë duke siguruar që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin dhe politikat institucionale;
- Siguron një komunikim të drejtë dhe profesional me personat/subjektet e interesuara (projektues/zhvillues, qytetarë, institucione shtetërore, drejtori dhe ndërrmarrje në varësi të Bashkisë) nëpërmjet informimit zyrtar për problemet që trajtohen nga Drejtoria e Kontrollit të zhvillimit të territorit;
- Harton përshkrimin e punës për nënpunësit dhe punonjësit e drejtorisë, përcakton nevojat për trajnim stafi;
- Përgjigjet për disiplinën në punë në strukturën që drejton;
- Raporton tek Drejtori i Përgjithshëm, për punën dhe veprimtarinë e strukturës që mbulon, në mënyrë periodike.
- Bashkërendon veprimtaritë e drejtorisë dhe sektorit që mbulon me ato të drejtorive dhe institucioneve tjera, ndjek realizimin e tyre, po ashtu mbarëvajtjen e sistemit të raportimit;
- Kryen analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë dhe mbi këtë bazë, informon periodikisht Drejtorin e Përgjithshëm për veprimtarinë e drejtorisë, për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor e zyrë, si dhe bën vlerësime pune për nëpunësit dhe punonjësit.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degën Inxhinier Ndërtimi.
- Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele;
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04.07.2024.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligji nr.107/2014, datë 01.10.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar)
i)VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2 NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët Inxhinieri Ndërtimi.
- Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim/lëvizje paralele;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë përsonale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave;
- Fotokopje të librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykatë dhe prokurori)
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë,
- vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 09.07. 2024.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
j) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
k) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
l) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
m) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
n) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
o) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
p) Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
q) Ligji nr.107/2014, datë 01.10.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar)
r) VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
3 PRANIM NGA JASHTË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët Inxhinieri Ndërtimi.
- Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim;
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 09.07.2024
3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligji nr.107/2014, datë 01.10.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar)
i) VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër..