Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut II, III, IV dhe VI, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidatët fitues me mbi 70 % të pikëve, sipas pozicioneve, janë si më poshtë:
1 (një) Specialist, Njësia e planifikimit strategjik, integrimit europian, diasporës dhe migracionit, përmirësimit të klimës së biznesit dhe tregjeve, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Qendrueshëm Ekonomik.
- Brunilda Palalej 72 pikë
1 (një) Specialist (Arkitekt), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
- Lorela Shelegu 72 pikë
- Doris Bajraktari 71 pikë