Lagjet/Njësitë Administrative ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas shtrirjes gjeografike mbi komunitetin qytetar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe për sigurimin e veprimtarisë jetësore në territorin nën juridiksionin e tyre. Ndjekin zgjidhjen e problemeve të lindura në komunitetin e lagjes/NJA. Informojnë me shkrim drejtorinë dhe Kryetarin e Bashkisë për problemet që dalin në lagje/NJA zgjidhja e të cilave është jashtë kompetencave të tij. Presin kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.
Përcjellin në Drejtorinë e Urbanistikës proces-verbalet për shkelje të kushteve ligjore urbanistike të konstatuara në objektet e ndërtuara në lagje/NJA dhe nëpërmjet saj në Policinë e Ndërtimit dhe Policinë e Rendit.
Në bashkëpunim me punonjësit e rendit në lagje/NJA, brenda kompetencave ligjore, kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë për sigurimin e rendit e të qetësisë publike.
Lëshojnë dokumenta me vlerë ligjore (vertetime) për probleme që i kanë në kompetencë, mbështetur në verifikimin në vend e mbi bazë të dokumentave të pakundërshtueshëm autentik të qytetarëve brenda 7 ditëve.
Vendodhja e Lagjeve/ Njësive Administrative:
- Lagje Nr.1-Rruga: Bulevardi Zogu I
- Lagje Nr.2-Rruga: Lekë DUGAGJINI
- Lagje Nr.3-Rruga: Marin BIÇIKENI
- Lagje Nr.4-Rruga: 13DHJETORI
- Lagje Nr.5-Rruga: Marin BIÇIKENI
- Njësia Administrative Ana e Malit
- Njësia Administrative Bërdicë
- Njësia Administrative Dajc
- Njësia Administrative Guri I Zi
- Njësia Administrative Postribë
- Njësia Administrative Pult
- Njësia Administrative Rrethinat
- Njësia Administrative Shalë
- Njësia Administrative Shosh
- Njësia Administrative Velipojë