KODI ETIK I BASHKISË SHKODËR
KREU I
PARIMET BAZË
Neni 1
Vlerat individuale morale
Të gjithë punonjësit janë të detyruar të respektojnë kushtetutën, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, si dhe parimet e etikës, të jenë të ndershëm e të paanshëm, të rrisin efektivitetin e punës për të gjithë strukturat e shërbimit civil dhe të forcojnë besimin e mbështetjen e publikut ndaj tyre.
Punonjësit e bashkisë duhet të eliminojnë në jetën private sjelljet që kanë ndikim negativ në imazhin e tyre të krijuar në shoqëri, ose që lëkundin besimin e publikut, bazuar në një administratë të paanshme, ligjore dhe profesionale.
Neni 2
Sjellja
Punonjësit e bashkisë duhet të sillen në përputhje me parimet e etikës dhe brenda njohurive të tyre ti përgjigjen publikut me saktësi, qartësi dhe kulture për çdo paqartësi apo pakënaqësi që publiku paraqet ndaj tij ose bashkisë Shkodër.
Neni 3
Transparenca
Punonjësit e bashkisë brenda njohurive të tyre, i bëjnë të ditur publikut shërbimet që ai apo bashkia e tij kanë për detyrë ti japin.
Neni 4
Efektiviteti
Punonjësit e bashkisë shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave shtetërore me maksimumin e eficencës dhe e përdorin kohën e punës vetëm për kryerjen e këtyre detyrave.
Neni 5
Respektimi i ligjit