Thirrje për ekspertizë të jashtme

A. Udhëzime për ofertuesit

Kategoria: Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme
Lloji i Kontratës: Kontratë Shërbimi – Ekspert Individual
Përshkrimi: Asistencë Teknike dhe Menaxhim & Koordinim Projekti
Projekti: REUSEFUL – Programi IPA Interreg Adriatiku Jugor 2021–2027 (Itali–Shqipëri–Mali i Zi)
Autoriteti Kontraktor: Bashkia e Shkodrës – Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike (NSHPP)
Kohëzgjatja e Kontratës: Për kohëzgjatjen e projektit REUSEFUL (deri më 31 dhjetor 2027)

Eksperti do të zgjidhet në përputhje me rregullat PRAG të zbatueshme për kontratat e shërbimit nën 20,000 euro, duke përdorur një procedurë të vetme tenderimi (dhënie direkte), të justifikuar dhe të dokumentuar siç duhet.

  1. Përshkrimi dhe Objektivat e Pozicionit të Punës
    Bashkia Shkodër, nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike (NSHPP), po zbaton projektin REUSEFUL në kuadër të Programit IPA Interreg Adriatiku Jugor 2021–2027.
    Objektivi i kësaj detyre është të ofrojë asistencë teknike dhe shërbime menaxhimi dhe koordinimi të projektit në mënyrë që të sigurojë zbatimin efektiv dhe në kohë të projektit, në përputhje të plotë me rregullat e Programit, rregulloret përkatëse të BE-së dhe procedurat PRAG.

    Ky pozicion pune i përgjigjet nevojave të Bashkisë Shkodër për të forcuar kapacitetin e saj teknik dhe administrativ për zbatimin e projekteve ndërkufitare të financuara nga BE-ja dhe përfshin organizimin e eventit përmbyllës të projektit, punëtorive, trajnimeve dhe pjesëmarrjes në takime të tjera të lidhura me projektin.

    1. Përshkrimi i fushës së punës
      Menaxheri i Projektit / Eksperti i Asistencës Teknike do të mbështesë Autoritetin Kontraktor në të gjitha aspektet që lidhen me menaxhimin teknik, administrativ, financiar dhe koordinues të projektit REUSEFUL, në përputhje me Formularin e Aplikimit, Planin e Aktiviteteve dhe buxhetin e miratuar.

    Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:

    Draft kontrata: kushtet e përgjithshme dhe të veçanta dhe anekset:
    I. Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimeve
    II. Termat e referencës
    III. Organizimi dhe metodologjia
    IV. Buxheti
    V. Formularët dhe dokumentet e tjera mbështetëse

    C. Informacione të tjera:
    I. Tabela e përputhshmërisë administrative
    II. Tabela e vlerësimit

    D. Formulari i dorëzimit të ofertës
    Vetëm kandidatët që kanë marrë këtë letër ftese mund të paraqesin një ofertë. Çdo ofertë e marrë nga një person juridik ose fizik që nuk është ftuar për të ofertuar do të refuzohet.

    Për detaje të plota mbi procedurat e tenderimit dhe nëse nevojiten modele të editueshme, ju lutemi referojuni udhëzuesit praktik dhe anekseve të tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e mëposhtme: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

    Aplikimet pranohen deri me 27 prill 2026, brenda orës 15:00.

    Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.

    1. Letter of invitation
    2. Term of reference b8f_annex_ii_torglobal_en
    3. Organization and Methodology -b8g_annex_iii
    4. Budget – b8i1_annex_v_budgetglobal_en
    5. b8n_tenderform_en
    6. b8o7_tenderform_simp_neg_en
    7. Instruction to Tenders – b8b_itt_en (2)
    8. b8l_admingrid_en (1)
    9. b8m2_evalgrid_global_en
    10. Identification Form – natural person b8j3_annex_vi_ifind_en
    11. Identifiction Form – prive company b8j4_annex_vi_ifcompany_en
    12. b8h_annex_iv_keyexpertprofile_en
    13. Main Conditions b8c1_en
    14. a14a_declaration_honour_procurement_en (4)
    15. b2b_summarycn_en
    16. b8c2_specialconditions_en
    17. b8d_annex_i_gc_en (1)