Thirrje për aplikime për përfitimin e Bursave “Back to School” për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, pjesë e komunitetit Rom dhe Egjyptian, në kuadër të projektit “Inclusive EduJobs”

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me financimin e Bashkimit Evropian është duke implementuar projektin “Back to school” – Scholarship program for Roma and Egyptian children in compulsory education system in Shkodra Municipality.
Nëpërmjet këtij projekti synohet të rritet përfshirja në shkollë, jo vetëm nga ana sasiore por edhe cilësore e fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin e detyruar.
Për sa më sipër, Bashkia Shkodër shpall thirrjen për aplikime për përfitimin e bursave nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare, pjesë e komunitetit Rom dhe Egjyptian.

Kriteret për përfitimin e bursave janë si më poshtë:

1. Kriteret akademike

o Të jetë frekuentues i shkollave 9 vjeçare: Liria, Pashko Vasa, Isuf Tabaku, Mati Logoreci, Ali Lacej, Ndre Mjeda, Edith Durham, Ruzhdi Daca
o Arritjet akademike

2. Kriteret sociale
o Të jetë pjesë e komunitetit Rom/Egjyptian
o Ti përkasin kategorisë së shtresës në nevojë: ndihmë ekonomike (prind i një fëmije që trajtohet nga PAK; statusin jetim; fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit; nxënës me një prind gjallë).

Dokumentacioni për aplikimin:
o Fotokopje e Kartës së Identitetit (prind dhe femijë) / Çertifikatë
o Vërtetim shkolle mbi frekuentimin e vitit të mëparshëm 2022-2023
o Çertifikatë familjare
o Vërtetim i ndihmës ekonomike
o Vërtetim i të ardhurave nga PAK
o Dëftesa (Arritjet akademike)/ vërtetim notash

AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI NË DATËN 16.04.2024

DOKUMENTACIONI DUHET TË DORËZOHET DORAZI PRANË ZYRËS ME NJË NDALESË PRANË BASHKISË SHKODËR

Për çdo informacion lidhur me aplikimin dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të kontaktoni koordinatoren e projektit Znj. Adelina Luli, nr. cel 0688853502.