Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, ligjin nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të Vendimit nr. 60, datë 28.12.2020 të Këshillit Bashkiak ”Për miratimin e rregullores së organizimit dhe funksionimit të Këshillit Bashkiak Shkodër”, Këshilli Bashkiak shpall vendin e lirë në pozicionin:
Sekretar i këshillit bashkiak pranë Këshillit Bashkiak të Bashkisë Shkodër
Sekretari i këshillit bashkiak është përgjegjës për:
a) mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit;
b) ndjekjen e punës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve, sipas rendit të ditës;
c) njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit;
ç) shpalljen dhe publikimin e njoftimeve e të akteve të nxjerra nga këshilli bashkiak;
d) përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë;
dh) mbikëqyrjen e respektimit të rregullores së funksionimit të këshillit.
e) Sekretari i këshillit bashkiak kryen çdo funksion tjetër që i caktohet nga vetë këshilli.
Kërkesa të përgjithshme të pozicionit:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jetë banues në Bashkinë Shkodër;
- Të ketë përfunduar studimet bachelor dhe master (shkencor ose professional) në shkencat shoqërore, e preferuar në drejtësi apo administrim publik;
- Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në fushat e lidhura me studimin e përfunduar dhe në administrim publik;
- Të ketë njohur të provuara, minimalisht të:
- Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.
- Ligjit nr.8548/1999 “Për ratifikimin e Kartës Evropiane të Automisë Vendore”
- Ligjit nr.68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
- Ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”
- Ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjit nr.9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”
- Ligjit nr.107, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”
- Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale, administrative, organizative, komunikimi dhe ndërpersonale;
- Të mos jetë i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mos veprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose uhstrojnë funksione publike.
- Të gëzojë njohuri për programet MS Office.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkese aplikimi për vend pune;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Çertifikatë familjare + personale;
- Kopje të jetëshkrmit;
- Fotokopje të diplomës.
- Fotokopje libreze pune.
- Çertifikata, trajnime profesionale,
- Raport mjeko ligjor
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti ).
Dokumentat duhet të dorëzohen me pranë Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Shkodër brenda datës 22.05.2024