Shpallje fituesi

Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për aktivitetet: “Dita e Luleve”, “Projekte Artistike për Teatrin Migjeni”, “Aktivitete ne partneritet me te trete”, “Koncert recital”, “Festivale të Artit Audiovizual” dhe tre aktivitete sportive: “Mbështetje për ekipet Vllaznia”, “Turneu Ndërkombëtar i futbollit për veteranë” dhe “Kupa “Agim Tafili” , u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:

Për aktivitetin “Mbështetje për ekipet Vllaznia” u shpallen fitues:

    Shoqata sportive e Atletike ‘Atletike Vllaznia’, Shoqata Futsal Vllaznia, Unioni i Shahisteve te Veriut, Shoqata Sportive ‘Vllaznia Mundje’, Shoqata Sportive e Boksit ‘Shkodra Boks’, Shoqata e Futbollit të Femrave Vllaznia, Shoqata ‘Klubi i Çiklizmit Shkodra’, Shoqata Veriu i shkodres 2021, Shoqata Shkodra Not, Shoqata Judo Vllaznia, Shoqata e Arteve Marciale Vllaznia Taekëondo, Shoqata Volej Vllaznia, Shoqata Sportive e Ping Pongut Vllaznia, Shoqata e Gjimnastikës, Shoqata Sportive e Basketbollit Vllaznia.

    Për aktivitetin “Turneu Ndërkombëtar i futbollit për veteranë” u shpall fitues:

    Roni Gjecaj P.F.

    Për aktivitetin “Kupa “Agim Tafili” nuk është paraqitur asnjë projekt.

    Për “Festivale të Artit Audiovizual” u shpall fitues:

    Projekti “Ekrani i Artit”, Fondacioni Art House me vleren 800.000 lekë.

    Për aktivitetin “Koncert recital” nuk është paraqitur asnjë projekt.

    Për projektet artistike te Teatrit “Migjeni” nuk ka projekt të kualifikuar.

    Për “Aktivitete në partneritet me të tretë” u shpallën fitues:

    1. Shoqata Kulturore Artistike “Prenke Jakova”, projekti “Njerezorja- Hyjnorja” ne vleren 600,000 leke;
    2. Shoqata “Sinfoart”, projekti “Moto Fest, Shkoder” me vlere 2,000,000 leke;
    3. Azem Kuçana, person fizik, projekti “Shkodra Art Resedence” me vlere 300,000 leke;
    4. Albanian Initiative for development (OJF), projekti “Festivali Gegnisht” me vlere 400,000 leke;

    Për aktivitetin “Dita e Luleve” u shpall fitues:

    DEKOR SH.P.K me vleren 800.000 lekë.