SHPALLJE E HAPUR

Bashkia e Shkodrës mbështet shërbimet rekreative dhe sportive përmes programit buxhetor Programi 08130: Sport dhe argëtim.

Objektivat e Bashkisë Shkodër përmes mbështetjes së këtij programi janë:

  • Të promovojmë dhe te nxisim pjesëmarrjen aktive të te rinjve ne aktivitete sportive dhe sociale, si aktorë thelbësorë në zhvillimin e territorit.
  • Mbeshtetje për ekipet përfaqesuese të bashkisë në veprimtaritë sportive në kampionate kombëtare

Bashkia e Shkodrës ka një traditë të bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile. Një nga objektivat e saj është bashkëpunimi me shoqёrinë civile, me qellim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë Shkodër. Në këtë kuadër Bashkia Shkodër ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, ishte bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet e zbatuara në territorin e Bashkisë.”
Duke e konsideruar praktikën e metodologjisë LOD si një praktikë e mirë unifikuese, mbështetur në standartet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e projekteve, Bashkia Shkodër angazhohet që thirrjet për projektet propozime të fushës kulturore, artistike, sportive dhe rinore si më poshtë vijon, të vazhdojë ti realizojë sipas Metodologjisë LOD, miratuar me VKB nr. 69, datë 30.10.2017.
Disa nga rezultatet që Bashkia Shkodër synon të arrijë janë:

  • Përdorimi i modeleve transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivin:

  • Mbeshtetje për ekipet përfaqesuese të bashkisë në veprimtaritë sportive në kampionate kombëtare.

Treguesit që duam të arrijmë janë:

1.1 Rritja e mbështetjes për ekipet përfaqesuese të Bashkisë Shkodër në veprimtaritë sportive, në kupa dhe kampionate kombëtare.
1.2 Rritja e numrit të të rinjve, sportistëve në ekipet zinxhir, në edukim dhe trajnim, në veprimtaritë sportive të moshave dhe të të rriturve në disiplinat sportive.
1.3 Rritja e cilësisë sportive me qëllim arritjen e rezultateve të larta.

Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, mund të aplikojnë brenda nje prioriteti te percaktuar për 1 (një) projekt ose për disa projekte.

Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, mund të aplikojnë për projekt/projekte në 1(nje) ose më shumëprioritete.Ato duhet të përfshijnë në projektin e tyre të gjithë aktivitetet e përfshira sipas Aneksit: Lista e Prioriteteve. Kujdes: Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, kur aplikojnë per prioritete të ndryshme duhet te paraqesin projekte të veçanta.

Limiti i financimit për një projekt është jo më pak se 650.000 Lek. Vlera maksimale e financimit të projekteve është 44.000.000 Lek. (totali i prioriteteve)

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Shkurt 2024 deri në Dhjetor 2024.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI: Dokumentacioni i plotë i thirrjes së aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 17/01/2024 në ballinën e faqes zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkodër.gov.al.

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës kultura@bashkiashkoder.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 07/02/2024, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, perms postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 16:00, në adresën në vijim:
Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1, 4001, Shkodër

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 14/02/2024, ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë: www.bashkiashkodër.gov.al

Aneksi: Lista e Prioriteteve

PRIORITETETAKTIVITETETIBUXHETI 2024 (Lekë)
LOJËRA ME DORË1. Mbështetje e ekipit të Basketbollit Femra të rritura dhe të reja4,000,000
LOJËRA ME DORË2. Mbështetje e ekipit të Basketbollit Meshkuj të rritur dhe të rinj6,000,000
LOJËRA ME DORË3. Mbështetje e ekipit të Volejbollit Femra të rritura dhe të reja4,200,000
LOJËRA ME DORË4. Mbështetje e ekipit tëVolejbollit Meshkuj të rritur dhe të rinj6,000,000
SPORTE INDIVIDUALE5. Mbështetje e ekipit të Atletikes5,500,000
SPORTE INDIVIDUALE6. Mbështetje e ekipit të Boksit Femra1,000,000
SPORTE INDIVIDUALE7. Mbështetje e ekipit të Boksit Meshkuj4,700,000
SPORTE INDIVIDUALE8. Mbështetje e ekipit të Çiklizmit2,350,000
SPORTE INDIVIDUALE9. Mbështetje e ekipit të Gjimnastikës800,000
SPORTE INDIVIDUALE10. Mbështetje e ekipit të Mundjes800,000
SPORTE INDIVIDUALE11. Mbështetje e ekipit të Notit650,000
SPORTE INDIVIDUALE12. Mbështetje e ekipit të Peshëngritjes800,000
SPORTE INDIVIDUALE13. Mbështetje e ekipit të Ping Pongut650,000
SPORTE INDIVIDUALE14. Mbështetje e ekipit të Shahut650,000
SPORTE INDIVIDUALE15. Mbështetje e ekipit të Xhudos2,200,000
SPORTE INDIVIDUALE16. Mbështetje e ekipit të Taekwondo900,000
SPORTE INDIVIDUALE17. Mbështetje e ekipit të Futsal800,000
FUTBOLL FEMRA18. Mbështetje e ekipit të Futbollit të femrave2,000,000

Shtojca a: Deklaratë partneriteti
Shtojca b: Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit
Shtojca 6. Udhëzuesi për aplikantët
Shtojca 7. Projekt-propozimi
Shtojca 8. Buxheti i ndarë sipas zërave
Shtojca 9: Korniza logjike
Shtojca 10: Plani i aktiviteteve dhe dukshmërisë
Shtojca 11: Formulari i identifikimit administrativ dhe financiar
Shtojca 12. Deklarata për plotësimin e kritereve