Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e premte datë 28.06.2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondln e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Maj 2024 “.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës shtesë të përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”.
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e projektit të parë të prograntit buxhetor afatmesëm 2025-2027 për Bashkinë Shkodër “.
  4. Pr/ Vendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr. 55, datë 29.12.2023 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër ‘, i ndryshuar.
  5. Pr/ Vendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr. 55, datë 29.12.2023 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
  6. Pr/ Vendim: “Për dhënie mendimi për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura “.
  7. Shqyrtim jashtë rendit të ditës projekt – vendim: ” Për miratimin në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Bashkisë Shkodër për zbatimin e projektit “Sunny Schools”, i cili ka për qëllim instalimin e impianteve Fotovoltaike ( prodhim energjie elektrike përmes energjisë diellore) në shkollat e mesme ” Jordan Misja”, ” Oso Kuka”, ” Nikollë Zagorjani” dhe shkollat 9 Vjeçare ” Dëshmorët e Prishtinës”, “Edith Durham” , ” Tringë Smajli” Grudë, ” Dëshmorët Rrencit”.
  8. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Çështjeve ligjore. Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike.E Mërkurë26/06/202411:00
2Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit.E Mërkurë26/06/202412:00
Njoftimi i mbledhjes datë 28/06/2024.