Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 30.01.2025 ora.17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 19.12.2024 sipas ligjit nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2024”.
2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar ( 6%) për ndihmën ekonomike“.
3. Pr/ Vendim: Për një shtesë në VKB nr.76 datë 19.12.2024 „Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë së Shkodrës.“ Dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.
4. Pr/ Vendim: “Për miratimin në parim të vlerës së bashkëfinancimit dhe listës së përfituesve për realizimin e projektit “Përmirësim i Infrastrukturës, kryesisht në zonat informale“ (Rikonstruksion Rruga Roza Lejn dhe Degëzime) ”.
5. Pr/ Vendim: “Për miratimin në parim të bashkëfinancimit në zbatim të fondeve të planifikuara për programet e strehimit social për vitin 2025, për realizimin e një kati shtesë në objektin: Banesa sociale me Qira ( Ish-Konvikti i Shkollës Veterinare), i përshtatur për strehim social”.
6. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në emërtimin dhe ndryshimin e fushës së përdorimit të pjesshëm në VKB nr.51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër“, miratuar me VKM nr.421, datë 02.06.2010, të ndryshuar, sipas lidhjes 1, të pronës me numër rendor 13, sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore”.

7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë në tregun e lirë për vitin 2025”.

8. Pr/ Vendim: Për një ndryshim në VKB nr.27 datë: 01.06.2016 „Për ngritjen e Këshillit artistiko-Kulturor, shpërblimin e anëtarëve tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive, rinore dhe promovimin e territorit në bashkinë Shkodër”, të ndryshuar.

9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit vendor të mbrojtjes së Biodiversitetit”.

Plani lokal i mbrojtjes së Biodiversitetit (Rishikim)

10. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë28/01/202510:00
2.Komisioni i Kulturës dhe TrashëgimisëE Martë28/01/202510:30
3.Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave  dhe Mbrojtjes së Mjedisit /Komisioni i Shërbimeve PublikeE Martë28/01/202511:00
4.Komisioni i Ҫështjeve ligjore / Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve PublikeE Martë28/01/202512:00
Njoftimi i mbledhjes.