Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar; ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, VKM -së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar, “VKM-së nr. 362, datë 20.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionimit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të Bashkisë Shkodër për t’u trajtuar me strehim, se duke filluar nga data 10.06.2024, ditën e hënë, fillojnë aplikimet për të përfituar nga programet sociale të strehimit.
Aplikimet do të kryhen online në portalin qeveritar E-Albania dhe do të jenë të hapura deri në muajin nëntor.
Bashkia Shkodër zbaton disa nga programet sociale të strehimit, që kanë si qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet që kanë nevojë për strehim.
Aktualisht, zbatohen këto programe sociale të strehimit, në mbështetje me instrumentin financiar:
Programi i Banesave Sociale me Qira
“Banesa sociale me qira” (pranë Qendrës Komunitare “Për Familjen” nr. 6 tek ish-konvikti i shkollës Pyjore; pranë ish-konviktit të shkollës Veterinare dhe godinat sociale të ndërtuara për përmirësimin e kushteve të banimit për minoritetin kombëtar Rom);
“Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, si një instrument financiar në zbatim të programit social të strehimit “Banesa sociale me qira”;
Programi i Banesave me Kosto të Ulët
“Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti”, si një instrument financiar në zbatim të programit social të strehimit “Banesa me kosto të ulët”;
“Granti i menjëhershëm”, si një instrument financiar në zbatim të programit social të strehimit “Banesa me kosto të ulët”.
Kushtet, procedurat dhe dokumentacioni për të përfituar nga programet sociale të strehimit janë:
Në zbatim të VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, VKM-së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, përcaktohen kriteret dhe procedurat për të përfituar strehim sipas çdo program, VKM-së nr. 362, datë 20.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionimit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë” janë:
Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas përcaktimeve ligjoreose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar qiranë në tregun e lirë për një strehim të përshtatshëm dhe norma të strehimit të përcaktuar në ligj.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti” janë:
Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar pagesat e kredisë që ofrohen nga institucionet financiare.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Grant i menjëhershëm” janë:
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar pagesat sipas kontratës së shit-blerjes apo të kreditimit të banesës;
Të mos ketë përfituar më parë nga programe për dhënie granti apo për zbritje të vlerës së banesës për shkak të statusit të familjes;
Plotëson një nga kriteret e mëposhtme:
a) një person me aftësi të kufizuar, në përputhje me përcaktimet e bëra në nëndarjen “i”, të shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit për këtë kategori;
b) një individ me statusin e jetimit, i cili, në momentin e aplikimit nuk ka mbushur moshën 30 vjeç;
c) kryefamiljarin e vetëm, në rastin kur ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç;
d) familjet e minoritetit kombëtar Rom dhe Egjiptian.
Procedurat për të përfituar nga programet sociale të strehimit janë:
Faza e parë:
Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës on-line në portalin unik qeveritar “e-Albania” /nëpërmjet strukturës përgjegjëse për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të aplikantit pranë Z1N me asistencën e specialistit të zyrës së strehimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për personat me paaftësi /pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike.
Faza e dytë:
Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Familjet që rezultojnë të përzgjedhura nga faza e parë e aplikimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Struktura përgjegjëse e Strehimit, paraqesin nëpërmjet platformës e-albania në dritaren “Kërkesa për programet sociale të strehimit social”/nëpërmjet strukturës përgjegjëse për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të aplikantit pranë Z1N dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”.
Struktura përgjegjëse për strehimin në bashki klasifikon kërkesat sipas sistemit të pikëzimit, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak dhe realizon shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga çdo aplikues, si dhe në vijim dërgon për vlerësim dhe shqyrtim të mëtejshëm pranë Komisionit të Strehimit.
Pas vlerësimit dhe shqyrtimit nga Komisioni i Strehimit, struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dërgon për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, listën e përfituesve për secilin program social të strehimit që zbaton.
Çdo aplikues që nuk ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e listës përfituese, njoftohet nga struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dhe mund të paraqesë ankim pranë Kryetarit të Bashkisë dhe Gjykatës kompetente.
Lista e dokumentacionit të nevojshëm është:
Për të dhënat personale:
Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe çertifikata familjare (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetqeverisjes vendore, ku kërkohet strehim social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
Për vërtetimin e kushteve të banimit:
Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për pronat që disponohen ose jo në emër të secilit anëtar madhor të familjes (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për çdo anëtar madhor të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
Akt-verifikimi nga Bashkia për:
Banesat në rrezik shembjeje;
Rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
Banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit;
Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
Akt-verifikimi nga struktura përgjegjëse për strehimin në bashki për familjet e minoritet kombëtar Rom dhe Egjiptian, që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë.
Për vërtetimin e kushteve familjare:
Certifikatë familjare (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vendim i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
Për vërtetimin e kushteve sociale:
Vërtetim i Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KMCAP), për individë me aftësi ndryshe,
Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
Dokument që vërteton që ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve:
Vërtetim nga Policia e Shtetit;
Vërtetim nga Garda e Republikës;
Vërtetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm;
Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit;
Vërtetim nga Forcat e Armatosura;
Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata;
Vërtetim nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunës në familje:
Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket minoritetit kombëtar Rom apo Egjiptian;
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për familjet e minoritetit kombëtar Rom;
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
Dokument zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë
Për vërtetimin e kushteve ekonomike:
Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilave, duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikuesit e të personave të tjerë madhorë të familjes, që janë në marrëdhënie pune (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Instituti i Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike të bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi ndryshe (sigurohet nga Bashkia);
Vërtetim për të ardhurat vjetore të bisnesit për përsonat e vetpunësuar
Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania);
Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për personat në pension (gjenerohet elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania).
Në rastin e aplikimit për instrumentin financiar të subvencionimit të qirasë, duhet të jetë lidhur kontratë qiraje përpara noterit ndërmjet aplikuesit në cilësinë e qiramarrësit dhe pronarit në cilësinë e qiradhënësit.
Person kontakti është:
Norbert Toma, specialist i strehimit, Sektori i Përfshirjes Sociale dhe Strehimit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale.
email: sherbimetsociale@bashkiashkoder.gov.al