Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për “Mbështetje per ekipet sportive Vllaznia”
Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të titullit “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025”, Bashkia Shkodër shpall thirrje të hapur për mbështetjen e shoqatave sportive të qytetit. Qëllimi i kësaj nisme është promovimi dhe zhvillimi i sporteve në nivel lokal, rritja e pjesëmarrjes aktive të komunitetit dhe përforcimi i ekipeve zyrtare të Vllaznisë në disiplinat e ndryshme sportive si dhe rritja e cilësisë sportive.
Kjo thirrje ofron mundësi për shoqatat sportive të përfitojnë grante për projekte që kontribuojnë në: Zhvilimin e sportit profesionist në territorin e Bashkisë Shkodër.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrje ështe: mbeshtetja për ekipet përfaqesuese të bashkisë në veprimtaritë sportive në kampionate kombëtare
Ju ftojmë të dorëzoni propozimet tuaja, të cilat do të shqyrtohen me kujdes nga komisioni përzgjedhës, bazuar në transparencë, meritë dhe impaktin që projekti mund të ketë në komunitet
Objektivat që Bashkia Shkodër synon të arrijë janë:
- Rritja e numrit të të rinjve, sportistët në ekipet e moshave në veprimtaritë sportive të moshave dhe të të rriturve në disiplinaa sportive.
- Rritja e cilësisë sportive me qëllim arritjen e rezultateve të larta.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve që ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit të caktuar
- Çdo shoqatë sportive e anëtarësuar në Federatën sportive të sportit përkatës.
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 27/02/2025
Data e fundit e aplikimeve 13/03/2025
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 17/03/2025
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 18/03/2025
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi total I thirrjes është 44.000.000 lekë me vlera maksimale për projekt si mëposhtë për disiplina sportive:
- Atletikë – 5,500,000
- Basketboll – 10,600,000
- Boks – 6,000,000
- Çiklizëm – 2,350,000
- Futboll Femra – 2,000,000
- Futsal – 800,000
- Gjimnastikë – 800,000
- Mundje – 800,000
- Not – 650,000
- Peshëngritje – 800,000
- Ping Pong – 650,000
- Shah – 650,000
- Taekwondo – 900,000
- Volejboll – 10,600,000
- Xhudo – 900,000
Kriteret e kërkuara:
- Shoqata merr përsipër pjesëmarrjen në të gjitha kompeticionet Kombëtare të organizuara nga Federata Shqiptare e sportit përkatës.
- Shoqata duhet të ketë eksperiencë në pjesëmarrjen në kompeticione Kombëtare zyrtare dhe trajnimin sportiv.
- Shoqata duhet të ketë në CV, arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive, si dhe staf te kualifikuar për arritjen e objektivave;
- Shoqata duhet te jete anëtare në federatën sportive respektive. Mos përmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
- Vlerësohet cilësia dhe objektivat real të projektit.
- Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
- Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil[1] si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
- Kohëzgjatja e propozuar e projektit është jo më e shkurtër ose më e gjatë se 10 muaj;
- Subjekti aplikues nuk duhet të këtë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favour të Bashkisë Shkodër. Mos përmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.