Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për projektet artistike të zhanreve të ndryshme për vitin 2025 “Aktivitete në partneritet me të tretë” .
Përshkrimi i projektit:
Bashkia Shkoder do t’i ofrojë mundesinë iniciativave të reja për të sjellë propozime në lidhje me fusha të ndryshme të artit si muzika, artet vizuale, instalacione, arti skenik, prodhime te reja audio-vizuale kinematografike apo skenike.
Të gjithë krijuesit janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre.
Aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Kriteret e Aplikimi:
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë.
- CV të aplikantit;
- Projekt propozimin;
- Përshkrimin e projektit;
- Periudhën kohore te parashikuar per realizimin e aktivitetit;
Kritere të tjera:
- Preventivi i projektit i detajuar sipas zërave që kërkohet mbështetja financiare;
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura me nipt nga aplikanti.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
- Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10.01.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al;
- Data e fundit e aplikimeve 24.01.2025
- Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 27.01.2025
- Shpallja e fituesit do të bëhet deri më datën 28.01.2025
- Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al;