Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për projektet artistike të Teatrit “Migjeni” për vitin 2024.
Përshkrimi i projektit:
Me qëllim dhënien e mundësisë të gjithë krijuesve të skenës teatrore për të paraqitur projekte artistike ju njoftojmë për shtyrjen e afatit të aplikimit për thirrjen për projekte artistike për vitin 2024 në Teatrin “Migjeni”, Shkodër. Thirrja është e vlefshme për shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare apo atë botërore, si dhe për bashkëprodhime. Të gjithë krijuesit: regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre (dramë, komedi, musical, etj.)
Aplikimi:
· CV të aplikantit;
· Projekt propozimin;
· Pershkrimin e projektit;
· Sinopsin dhe tekstin e vepres;
· Periudhën kohore te parashikuar per ngritjen ne skenë të veprës artistike;
· Numrin e shfaqjeve te parashikuara te vepres artistike.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 22/ 01 /2024
Data e fundit e aplikimeve 5 /2 / 2024
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.