Administrata e Bashkisë

Administrata vendore, rregullon dhe administron ushtrimin e funksioneve tĂ« veta nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pavarur, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, KartĂ«n Europiane tĂ« AutonomisĂ« Vendore dhe ligjet nĂ« fuqi. Ajo ushtron funksionet e veta duke respektuar politikat kombĂ«tare dhe rajonale dhe vepron nĂ« bazĂ« tĂ« parimit tĂ« autonomisĂ« vendore, si dhe akteve ligjore tĂ« mĂ«poshtme: Ligjin Nr. 7961, datĂ« 12.7.1995, “Kodi i PunĂ«s i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, Ligji Nr. 139/2015 “PĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore”, Ligji Nr. 152/2013 “PĂ«r nĂ«punĂ«sin civil”.

Struktura organizative dhe numri i punonjësve
Vendim nr. 445, datĂ« 31/12/2025 “PĂ«r miratimin e strukturĂ«s tĂ« nĂ«punĂ«sve dhe punonjĂ«sve tĂ« administratĂ«s dhe tĂ« institucioneve nĂ« varĂ«si tĂ« BashkisĂ« ShkodĂ«r”.

Orari zyrtar: 08:00-16:30, E Hënë-E Enjte; E Premte 08:00-14:00
Adresa: Bashkia Shkodër, Rruga 13 Dhjetori, Nd. 9 , H. 1, 4001 Shkodër, Shqipëri

Detyrat e administratës së njësive administrative (Ligji 139/2015)
Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë administrative përkatëse.
Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe organikës së administratës së bashkisë.
a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve të kryesive të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;
h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.

Administrimi i lagjes
Në rastin e krijimit të lagjeve, sipas pikës 3, të nenit 6, të këtij ligji, në secilën lagje krijohet dhe funksionon administrata e lagjes, që drejtohet nga administratori i lagjes. Administratori i lagjes emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij.
Administrata e lagjes kryen të gjitha detyrat administrative, të ngarkuara nga kryetari i bashkisë, si dhe kujdeset për zhvillimin ekonomik vendor, për përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale në lagjen përkatëse. Detyrat më të hollësishme përcaktohen në aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë.

Njoftimet mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimit, pasqyrohen në faqen web www.bashkiashkoder.gov.al- menuja Mundësi Punësimi.

Adresa elektronike e zyrave të bashkisë/njësive administrative/njësive në varësi të bashkisë

Orari i punës: E Hëne- E Enjte
08:00-16:30

E Premte: 08:00-14:00