Qëllimi i Politikës së Shërbimit: Projektimi, përmirësimi i kushteve të qendrave shëndetësore parësore në territor dhe mirëadministrimi i infrastrukturës së ndërtuar.
Planifikimi, informimi dhe zhvillimi i shërbimeve sociale multisektoriale dhe të qendrueshme duke u harmonizuar me interesat dhe nevojat e komunitetit. Gjithashtu synojmë mbulimin sa më të plotё të territorit, tё Bashkisë Shkodër, duke promovuar gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsisë së kufizuar, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
Identifikimi i individëve dhe familjeve në nevojë të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike. Informimi dhe orientimi i qytetarëve për aplikim në skemën e ndihmës ekonomike dhe shërbimet shoqërore ekzistuese nën juridiksionin e bashkisë/njësisë administrative, në territorin e së cilës është banor individi.Informimi i individëve për kriteret, proçedurat dhe dokumentacionin qe duhet te plotesojne për përfitimin e aftësisë së kufizuar. Zhvillimin e aftësive dhe mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore për personat me aftësi të kufizuar .
Krijimi, ndërtimi dhe administrimi i qendrave komunitare për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. Bashkëpunimi dhe bashkërëndimi me ministrinë përgjegjëse për mirëqënien sociale, donatorët, shoqërinë civile, për krijimin e fondeve për financimin e shërbimeve sociale sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Administrimi i programeve të strehimit social.
Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.