Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Tetor 2020

30 Tetor 2020

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër” njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e premte, datë 30 Tetor 2020, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:

  1. Dëgjesë me Kryetarin e Bashkisë dhe Administratorin e K.F.Vllaznia sh.a., mbi disa çështje të K.F.Vllaznia sh.a., referuar kërkesës së një grupi këshilltarësh.
  2. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%), për muajin Shtator 2020”
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e shitjes së mjeteve të transportit me procedurë ankandi publik për skrap”
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin për dhënie me qira/enfiteozë të pronës thertore tek ura e bunës me nr. Pasurie 19/63 me sipërfaqe 633m2 nga të cilat 492 m2 ndërtesë, me nr.pasurie 19/156 e llojit truall me sip 258 m2 e ndodhur në zonën kadastrale 8591-indeksi i hartës r-3, me nr.rendorë 107, në listën e inventarit të pronave, me qëllim me objekt zhvillimit të pronës me fushë përdorimi sipas VKB nr.9, datë 26.2.2020”
  5. Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e një pjese të segmentit rrugorë në oblikë nga rruga Krebaj, në rruga Admir Bokrina, sikurse përcaktohet në hartën treguese bashkëngjitur”
  6. Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e emërtimit të sheshit Rus i Vogël në sheshi Dom Simon Jubani”
  7. Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e emërtimit të sheshit Rus i Madh në sheshi Hafiz Sabri Koçi”
  8. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës përfundimtare të përfituesve për programin e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 (Pranë ish konviktit të shkollës pyjore)”
  9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës plotësuese të përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuara nga shteti për vitin 2020”
  10. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të sipërfaqes 10m2 truall, subjektit Vodafone Albania sh.a., në stadiumin Loro Boriçi, ndodhur në zonën kadastrale 8591, me sip. 28634 m2, pasuria nr. 7/39, fletë inventari 221, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
  11. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të sipërfaqes 10m2 truall, subjektit Albtelekom Albania sh.a., në stadiumin Loro Boriçi, ndodhur në zonën kadastrale 8591, me sip. 28634 m2, pasuria nr. 7/39, fletë inventari 221, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
  12. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit të aktiviteteve të këshillit bashkiak Shkodër për vitin 2021”

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve si mëposhtë vijon:

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështje ligjoreE enjte29.10.202010:00
2Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë dhe mbrojtjes së konsumatoritE enjte29.10.202011:00
3Komisioni i financave, buxhetit dhe aseteveE enjte29.10.202012:00
4Komisioni i vlerësimit të figurave dhe emërtesaveE enjte29.10.202013:00
5Komisioni i shërbimeve sociale, strehimitE enjte29.10.202014:00