Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 4 Shkurt 2022

02.02.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Premte, datë 2 Shkurt 2022, ora 16:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2021 “.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qirën në tregun e lirë për vitin 2022 dhe miratimin e bashkëfinancimit për këtë program”.
  3. Pr/ Vendim: “Për emërtimin e shkollës së mesme fshati Oblikë me emrin Idriz Hoxha “.
  4. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.6, datë 30.1.2018 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar .
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e vlerësimit paraprak dhe masës së shpërblimit për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme (truall), pronë private, që preken për efekt investimi publik të objektit rikonstruksion rruga e Korpusit, Bashkia Shkodër”.
  6. Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  7. Diskutime jashtë rendit të ditës.