Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Rregullores nr.96.prot, datë 20.03.2017 “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Shkodër” si dhe Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Nr.756 datë 31.12.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, dhe në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të aplikantëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta për vendin e lirë pranë Teatrit “Migjeni”, Bashkia Shkodër shpall se nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e intervistës me gojë për pozicionin:
Drejtor, Teatri “Migjeni”